Flash

BILD godet sërish/ Shkrimi për hetimet e kokainës së Xibrakës dhe lidhjet e Olsi Ramës

Lapsi.al 3 June 2024
BILD godet sërish/ Shkrimi për hetimet e kokainës së

Gazeta gjermane, BILD ka publikuar sot në versionin print një shkrim ku përmend hetimet për kokainën e Xibrakës dhe lidhjet e Olsi Ramës me këtë ngjarje. Gazeta shkruan se hetuesit gjermanë dhe ata ndërkombëtarë kanë në shënjestër familjen e Edi Ramës.

Sipas tyre, Olsi Rama është i përfshirë në një çështje të trafikut të kokainës në Hanover të Gjermanisë.

“Hetuesit gjermanë dhe ndërkombëtarë kanë në shënjestër edhe familjen e kreut socialist të qeverisë Edi Rama. Vëllai i tij Olsi Rama është përfshirë në hetimet për një rast të madh kokaine nga Hanoveri”, shkruan gazeta.

Sipas saj, Shqipëria është një narkoshtet në dyert e Bashkimit Europian.

BILD thekson se në fokus është edhe vetë Edi Rama. Sipas gazetës, nga aktet gjyqësore të një gjykate në SHBA, shefi i qeverisë shqiptare ka korruptuar kreun e kundërspiunazhit të FBI në Nju Jork, Charles McGonigal. Bëhet fjalë për një ryshfet prej 250 mijë dollarësh dhe një licence shpimi për naftë.

Pavarësisht se është një shtet mafioz, BILD shkruan se Shqipëria kërkon të hyjë në BE, madje edhe të fitojë fonde nga një grant prej 9 miliardë eurosh.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI