Flash

Chelsea, Maresca është zyrtarisht trajneri i ri: do të jetë italiani i 7° në pankinën e Blues

Lapsi.al 3 June 2024
Chelsea, Maresca është zyrtarisht trajneri i ri: do të jetë
Chelsea kthehet të flasë italisht. Klubi anglez ka zyrtarizuar zgjedhjen e Enzo Maresca si trajner i ri, pas largimit të Mauricio Pochettino në fund të sezonit. Ish-trajneri i Parmës, që sapo arriti promovimin me Leicester, ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me opsion edhe për një vit tjetër, duke e lidhur potencialisht veten me Blues deri në vitin 2030. "Ne jemi të kënaqur të mirëpresim Enzon te Chelsea. Ai e ka dëshmuar veten se është një menaxher i shkëlqyer i aftë për të dhënë rezultate mbresëlënëse me një stil emocionues dhe të identifikueshëm," shpjeguan Laurence Stewart dhe Paul Winstanley, drejtorët sportivë të Chelsea. "Enzo na ka bërë shumë përshtypje në diskutimet tona që çuan në emërimin e tij. Ambicjet e tij dhe etika e punës janë në përputhje me ato të klubit. Mezi presim të punojmë me atë”. Lexo më tej: Chelsea, trajneri i ri është Maresca: ja shifrat e tratativës Kënaqësi e madhe personale edhe për teknikun Maresca që kurorëzoi rrugëtimin e tij në Angli, duke ndjekur gjurmët e paraardhësve të shquar si Gianluca Vialli, Claudio Ranieri, Carlo Ancelotti, Roberto Di Matteo, Antonio Conte dhe Maurizio Sarri: “Të bashkohesh me Chelsea, një nga klubet më të mëdha në botë, është një ëndërr për çdo trajner. Kjo është arsyeja pse unë jam kaq entuziast për këtë mundësi - nënvizoi trajneri kampan -. Mezi pres të punoj me një grup lojtarësh dhe një staf shumë të talentuar, për të zhvilluar një ekip që të vazhdojë traditën e suksesit të klubit dhe t’i bëjë tifozët tanë krenarë”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI