Flash

Muçi e Rashica kanë një 'armik' Special: Mourinho prezantohet te Fenerbahçe e synon Lukaku e Dybala

Lapsi.al 3 June 2024
Muçi e Rashica kanë një 'armik' Special: Mourinho
José Mourinho është zyrtarisht trajneri i ri i Fenerbahçe. Trajneri portugez, i shkarkuar nga Roma shkurtin e kaluar, është gati të shkruajë një kapitull të ri të karrierës së tij në Turqi. E pas fjalëve direkt nga Ëembley, me Special One që parapriu kohët, ka mbërritur edhe njoftimi zyrtar për shtyp nga klubi ambicioz i Stambollit. Mourinho ka fluturuar për në Stamboll pas finales së Champions ku do të prezantohet para tifozëve në stadium. Ish-trajneri i Romës ka publikuar në Instagram një video të xhiruar direkt nga avioni me një pamje mahnitëse të qytetit: “Shtëpia ime e re”, duke e shoqëruar postimin me dy zemra verdheblu. Ardhja e trajnerit portugez te Fenerbahçe, e freskët nga një kampionat që e përfundoi në vendin e dytë, pavarësisht 99 pikëve të fituara dhe 99 golave të shënuar, mund të ndryshojë ekuilibrat. Bëhet edhe më e vështirë për Besiktas, ku luajnë Ernest Muçi e Milot Rashica e që po mendon të firmosë edhe me Mirlind Dakun, për të përballuar rivalitetin qytetas të Fenerbahçe. E kjo sidomos nëse dëgjohen fjalët e njërit prej dy kandidatëve për presidencën e klubit turk. "Pas shpalljes së José Mourinhos - deklaroi Aziz Yildirim në konferencën për shtyp - do t'ju zbuloj kërkesat që ai bëri. Ai dëshiron Romelu Lukaku, por edhe Paulo Dybala. Në anën tjetër, Talisca dëshiron të vijë tek ne dhe Sorloth gjithashtu. Tani i takon menaxhimit sportiv të merret me një ose dy nga këta emra, për të tjerët do të mendojmë më vonë”. E vërtetën apo premtimin elektoral i momenteve të fundit, vetëm koha do ta zbulojë por dëshira e Mourinho është ta nisë në Turqi me tandemin sulmues tashmë që stërviti në Romë, dyshen Lukaku-Dybala. E në këtë pikë, Edin Dzeko është gati t'i thotë lamtumirë Fenerbahçe, e ardhja e Jose Mourinho nuk e ndryshon situatën.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI