Flash

Vdeķja e minatorit në Bulqizë, në hetim dy përgjegjësit e teknikës dhe brigadieri

Lapsi.al 3 June 2024
Vdeķja e minatorit në Bulqizë, në hetim dy

Dy përgjegjës teknikë dhe një brigadier janë në hetim për shkak të vdekjes së minatorit Zini Murati dje në Bulqizë.

Njoftimi i policisë:

Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një galeri kromi, në Bulqizë, ku gjatë procesit të punës, humbi jetën shtetasi Z.M., 53 vjeç, minator në këtë galeri, ju bëjmë me dije se:

Komisariati i Policisë Bulqizë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit H.D., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik; A.A., 69 vjeç, me detyrë përgjegjës teknik, të dy banues në Tiranë, dhe M.S., 53 vjeç, me detyrë. brigadier, banues në Bulqizë.

Nga hetimet rezultoi se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, brenda në galëri është shembur një masiv gurësh, i cili ka goditur shtetasin Z.M.

Po nga ky Komisariat, janë kryer veprimet e para hetimore menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në lumin e fshatit Sofraçan, ku gjatë peshkimit me gjenerator humbi jetën shtetasi K.K., ju bëjmë me dije se, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit A.K., 45 vjeç, dhe E.J., 33 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale "Peshkimi i ndaluar". Këta shtetas kanë qenë duke peshkuar dhe si pasojë e energjisë elektrike të prodhur nga gjeneratori, ka humbur jetën shtetasi K.K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI