Flash

Zyrtare, Mbappé ‘galaktiku’ i ri i Real Madrid: francezi me Blancos deri në vitin 2029

Lapsi.al 3 June 2024
Zyrtare, Mbappé ‘galaktiku’ i ri i Real Madrid: francezi me
Telenovela më në fund mbyllet. Kylian Mbappé transferohet te Real Madrid, nën urdhërat e teknikut Carlo Ancelotti. Tani është zyrtare. Pas divorcit me PSG, me një tërhiq e mos këput që zgjati gjatë gjithë sezonit dhe me marrëveshjen e arritur tashmë me skuadrën spanjolle të përbërë nga thashetheme dhe mohime të vazhdueshme, Real Madrid ka njoftuar ardhjen e kampionit francez përmes një njoftimi për shtyp të publikuar në faqen e tyre të internetit. 25-vjeçari është lidhur me fituesit e rinj të Champions League për pesë vitet e ardhshme. Në njoftimin për shtyp, të shkurtër por të pritur me padurim nga madrilenët, Blancos njoftuan: "Real Madrid C.F. dhe Kylian Mbappé kanë arritur një marrëveshje sipas së cilës ai do të jetë lojtar i Real Madrid për pesë sezonet e ardhshme".

MBAPPÉ: "NJË ËNDËRR E BËRË REALITET"

Pas njoftimit, sulmuesi francez publikoi mesazhin e tij të parë si Blancos në rrjetet sociale: "Një ëndërr e bërë realitet. Shumë i lumtur dhe krenar që jam pjesë e klubit të ëndrrave të mia. Është e pamundur të shpjegoj se sa i lumtur dhe i emocionuar ndihem tani. Mezi pres t'ju shoh, madrilenë, dhe ju falënderoj për mbështetjen tuaj të pabesueshme. Hala Madrid!". Kështu, Real Madrid është destinacioni i radhës për kampionin francez, i transferuar me parametër zero nën urdhrat e Ancelottit, duke iu bashkuar kampionëve – vendimtarë dhe të rinj – si Bellingham, Vinicius dhe Rodrygo. Mbappé ka qenë i lirë të nënshkruajë për skuadrën e re që nga janari i kaluar dhe tashmë ka firmosur një kontratë shumë të pasur deri në vitin 2029.

DETAJET E AKORDIT

Akordi mes sulmuesit dhe merengues është për pesë vitet e ardhshme, deri në vitin 2029. Mbappé bëhet kështu lojtari më i paguar në skuadrën e Real Madrid, pavarësisht se paga e marrë nga PSG është ulur ndjeshëm, duke shkuar nga 30 milionë euro neto në vit në rreth 20 në Spanjë plus bonuese personale dhe shpërblimet e ekipit. Edhe bonusi i shumëpërfolur i nënshkrimit, sipas El Chiringuito, është më pak se 50 milionë euro.

SI DO TË LUAJNË “GALACTICOS” E RINJ

Sot yjet në skuadër janë Bellingham, Vinicius, Rodrygo, Mbappé – por edhe Tchouameni, Camavinga dhe Valverde duke lëvizur role, pa harruar Endrick. Njëherë e një kohë ishin Zidane, Figo, Ronaldo, Beckham dhe fituesi i Topit të Artë Oëen. Shumë të rinj dhe kampionë tashmë të afirmuar, kampionë në zhvillim, por tashmë të gatshëm për të luajtur në finalen e Champions League. Me ardhjen e kampionit francez, versioni i ri i Galacticos është gati dhe për të tërhequr fijet do të jetë një tjetër gjigant, Carlo Ancelotti, që duhet të jetë i zoti të bashkojë kaq shumë talente me zgjidhjen e duhur taktike. Tekniku italian do të ketë mundësinë dhe hapësirën për të studiuar zgjidhje të reja taktike, si ai bëri verën e kaluar për të asimiluar lamtumirën e Benzema me ardhjen e Bellingham, si investimi më i madh në merkato. Gjithçka u zgjidh shkëlqyeshëm. Pra, si mund të luajë Mbappé te Real Madrid? Sugjerimi kryesor, pothuajse si videolojë, është tridhëmbëshi me Bellingham dhe Vinicius, i lëvizshëm, shumë i shpejtë, i paparashikueshëm dhe i pakapshëm. Me Rodrygo, zëvendësimi i parë në një kuartet special për rotacionet mes La Liga dhe Champions League. Nuk përjashtohet një 4-2-3-1 me treshen pas francezit të përbërë nga Vinicius, Bellingham e Rodrygo. Fantazi, tani për tani, ashtu si mundësia për t’i parë të katër kampionët në fushë në të njëjtën kohë, duke i kërkuar Tchouameni, Valverde dhe Camavinga të sforcohen së tepërmi.

NUMRI I FANELLËS SË MBAPPÉ TE REAL MADRID

Për komunikimet zyrtare duhet pritur deri në fund të sezonit, por fanella e Kylian Mbappé ka shumë të ngjarë të jetë më e shitura në botë. Po, me çfarë numri? Janë tre hipoteza, por që kanë të bëjnë edhe me shokët e rinj të skuadrës. Ajo më pak e dhimbshme të çon te numri 9, aktualisht i lirë pas largimit të Benzema, por teorikisht i premtuar për Endrick – kampioni tjetër i së ardhmes. Numri i preferuar i Mbappé është 7, por është mbi supet e Vinicius Jr dhe për këtë arsye është më i ndërlikuar për t’u marrë. Në fund është edhe 10, numri i francezit në kombëtare, në pronësi të Luka Modric.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI