Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

12 vite në pushtet/ Deputeti i PS pranon dështimin e Ramës: Administrata shtetërore është për të ardhur keq

Lapsi.al 4 June 2024
12 vite në pushtet/ Deputeti i PS pranon dështimin e Ramës:

Teksa skandali pason skandalin dhe vjedhjet e parave te buxhetit shtohen, socialistët gjejnë fajtorin te administrata publike. Fiks sic thotë Edi Rama, që ai s'ka faj pse të tjerët hanë kumbulla e dardhë pas krahëve të tij, edhe deputetët e PS ankohen se administrata nuk po iu shërben qytetarëve.

Natyrisht që administrata publike është reflektim i qeverisjes dhe s'ka se si të shkëlqejë, por për gjendjen ku është katandisur kanë një meritatë të veçantë sidomos socialistët në këto 12 vite qeverisje. Krimi dhe militantizmi ka penetruar në të gjitha nivelet e punonjëse të shtetit.

Ndërkohë sot deputeti socialist Lavdrim Krashi ka shpërthyer në kritika ndaj administratës shtetërore. Në seancën dëgjimore me kryenegociatoren e Shqipërisë me Bashkimin Evropian për negociatat e integrimit, Krashi u shpreh se administrata shtetërore gjendet në një situatë për të ardhur keq.

“Në qoftë se për reformën në drejtësi e shikojmë dritën në fund të tunelit, për sa i përket Administratës Publike nuk ka nevojë të jesh deputet, ministër, kryeministër, apo qytetar i thjeshtë, sepse jemi të gjithë njësoj atje, ta kuptojë që Administrata Publike është në nivele për të ardhur keq. Administrata në rang kombëtar, por sidomos autoritetet lokale, pra bashkitë, niveli i shërbimeve duke filluar që nga qasja se si i presin njerëzit është për të të ardhur keq. Ju si kryenegociatore me ekipin tuaj kë keni evidentuar si hallkat më të dobëta, dhe çfarë sfidash keni evidentuar, por edhe çfarë ndihme kërkoni ju nga Parlamenti? Duhet të jemi shumë të qartë se ndjehet në Parlament se ka negociata me BE-në, por kjo tek qytetarët shumë pak ndjehet një gjë e tillë”, tha ligjvënësi socialist Lavdrim Krashi.

Të këshilluara

Probleme me Vjosa Osmanin? Flet Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se ka bashkëpunim të ngushtë me presidenten Vjosa Osmani, por sipas tij ndonjëherë mes tyre ka dallime dhe disk...

16:35

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI