Flash

Ç'ndodhi? Bebe Rexha detyrohet të ndërpresë koncertin

Lapsi.al 4 June 2024
Ç'ndodhi? Bebe Rexha detyrohet të ndërpresë koncertin

Bebe Rexha është goditur me objekte të ndryshme gjatë performancës në koncertin "Summer Fun Days Showcase Titletown" në Wisconsin.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale tregon momentin ku këngëtarja shfaqet e revoltuar, teksa ndërpret koncertin dhe kërkon angazhimin e personelit të sigurisë për të nxjerrë jashtë personin që e bëri këtë veprim.

“Nëse dëshiron të më godasësh në fytyrë, dije që e kam paditur dikë më parë. Dua të bëhem e pasur, kështu që, vazhdo, zemër,” u shpreh ajo.

Sipas Daily Mail, Bebe u detyrua të ndërpresë dy herë koncertin për shkak se njerëzit vazhdimisht hidhnin sende në skenë dhe në drejtim të saj, ndërsa 10 persona u shoqëruan nga policia si të dyshuar për ngjarjen.

Sulmi vjen gati një vit pas incidentit që Bebe pati gjatë një koncerti ku u godit në fytyrë me celular nga një fans.  Videoja u bë shpejt virale në rrjetet sociale, teksa aty shfaqet Bebe Rexha, e shokuar, duke rënë në gjunjë nga dhimbja. Anëtarët e ekuipazhit u panë duke nxituar në anën e saj për ta ndihmuar ndërsa shfaqja mori fund të papritur./Lapsi.al

Të këshilluara

Lady Gaga shtatzënë për herë të parë?

Lady Gaga ka nxitur së dundmi aludimet se mund të jetë shtatzënë. Artist u shfaq në dasmën e së motrës, Natali Germanotta, e veshur me një fustan të zi dhe m...

15:13

Zbulohet projekti i ri filmik i Johnny Depp

Johnny Depp do të  vijë së shpejti me një projekt të ri filmik. Ai do të luajë Satanin në filmin e ardhshëm të regjisorit Terry Gilliam. Në një intervistë me...

22:52

Eminem përballet me kritika, shkak reperja

Eminem po përballet me kritika për këngën e tij të re, "Houdini", në të cilën ai i referohet të shtënave famëkeqe të korrikut 2020 që përfshinin Meghan Thee Sta...

17:03

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI