Flash

Dënohen me 75 vite burgim tre të akuzuarit për vrasjen e ndodhur në Suharekë

Lapsi.al 4 June 2024
Dënohen me 75 vite burgim tre të akuzuarit për vrasjen e ndodhur

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve: M.A, F.F, dhe R.B, për shkak të kryerjes së veprës penale “vrasje e rëndë në bashkëkryerje” dhe “shtytja në vrasje të rëndë”.

Sipas njoftimit nga gjykata bëhet e ditur se i akuzuari M.A., dhe F.F., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 par. 1 pika 1.4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. “Me datë 06 tetor 2016, në fshatin Peqan Komuna e Suharekë.

Me dashje direkte të akuzuarit M.A., dhe F.F., ndërmarrin veprime me qëllimit të privimit nga jeta në mënyrë mizore apo dinake e të ndjerit A.B., duke qenë të shtytur nga e akuzuara R.B., (bashkëshortja e të ndjerit – e akuzuar në këtë rast), ditën kritike shfrytëzojnë situatën dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit së pari e kanosin të dëmtuarit, e më pas ia lidhin duart viktimës A.B., ku edhe më pas ia lidhin edhe këmbët të ndjerit A.B., dhe largohet nga shtëpia më pas në mënyrë mizore dhe barbare me qëllim të shkaktimit të dhembjeve të mëdha fizike dhe psikike viktimës.

Ata e dërgojnë viktimën mbi varrezat e fshatit Studencan –në mal, dhe duke shfrytëzuar rrethanat se viktima ishte i lidhur dhe i pa mbrojtur e godasin me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në trupin e të ndjerit, të cilin më pas e hedh në një gropë dhe e mbulon me dhe, ashtu gjysmë të groposur pastaj ia vënë zjarrin”, thuhet në njoftim.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI