Flash

Indi/ Aleanca e kryeministrit prin në zgjedhje

Lapsi.al 4 June 2024
Indi/ Aleanca e kryeministrit prin në zgjedhje

Aleanca e udhëhequr nga Partia Bharatiya Janata (BJP) e kryeministrit indian, Narendra Modi, pritet ta ketë shumicën në Dhomën e Ulët të Parlamentit, raportojnë kanalet televizive në Indi, duke u thirrur në rezultatet preliminare të zgjedhjeve.

Sipas tyre, aleanca e Modit është në epërsi me më shumë se 300 mandate në Dhomën me 543 vende, ndërsa partitë opozitare i kanë afro 200.

Zgjedhjet parlamentare në Indi – më të mëdha në botë – u mbajtën në shtatë faza gjatë gjashtë javëve të kaluara.

Të regjistruar për të votuar ishin gati një miliard njerëz.

Votat e para që u numëruan, ishin ato me postë, të hedhura kryesisht nga trupat që shërbejnë jashtë zonave të tyre elektorale ose zyrtarët në detyra zgjedhore.

Këtë vit, votimi me postë iu mundësua edhe banorëve mbi 85 vjeç dhe personave me aftësi të kufizuara.

Nëse i konfirmohet fitorja, Modi do të sigurojë mandatin e tretë radhazi si kryeministër.

Ajo që i karakterizoi zgjedhjet në Indi këtë vit, ishte edhe vala ekstreme e të nxehtit, e cila shkaktoi vdekjen e dhjetëra personave, përfshirë edhe zyrtarë zgjedhorë./REL

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI