Flash

Lihtenshtejni nuk goditi kurrë në portë, Asllani tregon përse shërbente miqësorja: “Na duhej benzinë”

Lapsi.al 4 June 2024
Lihtenshtejni nuk goditi kurrë në portë, Asllani tregon

Një 3-0 që nuk lë asnjë dyshim, ai i arritur ndaj Lihtenshtejnit. Dominim total i ndeshjes, me kundërshtarin që la spektator portierin kuqezi gjatë gjithë ndeshjes, aq sa është vështirë të gjesh arsyen e një miqësore të tillë në këndvështrimin e përgatitjeve për Euro 2024. Përgjigjen në këtë rast e kanë dhënë vetë Kristjan Asllani: “Kjo është si përgatitje, janë ndeshje që të marrim benzinë në këmbë për ne që kemi luajtur më pak. Mendoj që kemi bërë një ndeshje të mirë, kemi qarkulluar mirë dhe kemi bërë 3 gola”.

Asllani pastaj ka përmendur edhe fakt që është shumë i rëndësishëm në këndvështrimin e Europianit: “3 golat kanë ardhur nga sulmuesit, shumë e rëndësishme që të marrin edhe ata besim, kjo është një gjë shumë e mire”.

Lexo më tej: Video/ Broja, Asani e Muçi e kthejnë në miqësore: Shqipëria shkërmoq Lihtenshtejnin

Mesfushori i Inter më pas është ndalur edhe te ndeshja me Azerbajxhanin, që sipas 22 vjeçarit Asllani, duhet parë në të njëjtën këndvështrim: “Do të jetë një ndeshje si kjo, të marrim akoma benzinë në këmbë dhe fokusi është tek Italia. Sigurisht që do të japim shpirtin dhe zemrën por ajo që do të dalë nuk i dihet, por ashtu siç thash çunat po përgatiten mirë të gjithë po përgatitemi mirë që të dalim sa më mirë në ndeshjen e parë”, e mbylli Asllani.

https://www.youtube.com/watch?v=EZ2E6315pPA&t=2s

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI