Flash

Nuk ka gjyq, Allegri gjen akordin me Juventus: ja pagesa për trajnerin dhe si u arrit marrëveshja

Lapsi.al 4 June 2024
Nuk ka gjyq, Allegri gjen akordin me Juventus: ja pagesa për trajnerin dhe
Nuk do të ketë gjyq për të vendosur drejtësinë në çështjen e shkarkimit të teknikut Max Allegri nga Juventus. Palët kanë arritur një marrëveshje për zgjidhjen e kontratës, e cila parashikon një dalje të mirë për teknikun dhe stafin e tij. Vendimtare kanë qenë takimet mes trajnerit dhe pronarit të bardhezinjve John Elkann.

SHPËRBLIMI I LARGIMIT PËR MAX ALLEGRI

Dukej si një luftë e destinuar të përfundonte në sallën e ftohtë të gjyqit, ajo mes Juventus dhe teknikut Allegri, pasi klubi e kishte shkarkuar për arsyen e drejtë. E megjithatë, pas disa ditëve erdhi një zgjidhje miqësore, e cila i bën të dyja palët pak a shumë të lumtura. Në fakt dje u arrit marrëveshja dhe Allegri do të ketë pagesën e tij të largimit, edhe pse nuk është viti që i ka mbetur në kontratë. Trajneri kërkonte 7 milionë rrogë plus 2 milionë bonuse. Këtyre u duheshin shtuar edhe pagat e stafit të tij, të cilat janë afërsisht 5 milionë të tjera. Totali neto ishte 14 milionë, të cilave Juve duhet t'i shtonte taksat. Në këtë pikë ndarja e teknikut Allegri nga bardhezinjtë do të kushtonte rreth 20 milionë euro. Megjithatë, marrëveshja me Juventus rezultoi të jetë rreth 5 milionë euro.

ROLI I ELKANN

Akulli i madh që ishte krijuar mes Juventus dhe teknikut Allegri dukej i pathyeshëm, aq sa bardhezinjtë i kishin dhënë lamtumirën trajnerit pa e falënderuar as për këto tre vitet e fundit. Për më tepër, dëmtimi i reputacionit që i shkaktuan njëri-tjetrit e ndërlikoi situatën edhe më shumë. Ndërhyrja e John Elkann, kreut të Exor, ishte e nevojshme për të arritur një marrëveshje me Max. Të dy u takuan fillimisht në Grand Prix të Monte Carlos dhe më pas në Wembley, gjatë finales së Champions League. E aty diskutuan situatën në mënyrë miqësore, jashtë zyrave dhe pa avokatë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI