Flash

Probleme me Vjosa Osmanin? Flet Kurti

Lapsi.al 4 June 2024
Probleme me Vjosa Osmanin? Flet Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se ka bashkëpunim të ngushtë me presidenten Vjosa Osmani, por sipas tij ndonjëherë mes tyre ka dallime dhe diskutime, por të cilat nuk janë të patejkalueshme.

“Ne kemi bashkëpunim të ngushtë. Kjo nuk do të thotë se edhe me kryeparlamentarin Konjufca dhe ministren e jashtme Gërvalla dhe presidenten Osmani nuk kemi pasur diskutime dhe ndonjëherë dallime. Por nuk besoj se ka të tilla të cilat janë të patejkalueshme”, tha Kurti gazetarët në Kosovë pas vizitës në Turqi.

Sa i përket masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian, Kurti tha se ato duhet të hiqen sa më parë.

“Kjo nuk varet prej nesh. Gjithçka që është varur prej nesh tashmë ka ndodhur. Ne asokohe jemi ndëshkuar padrejtësisht për shkak të eskalimit të situatës në veri të Kosovës. Ky eskalim pa pasur adresë të qartë të përgjegjësisë dhe fajësisë. Ndodhi deeskalimi mirëpo më pastaj ndodhi rieskalimi në shtator të vitit të kaluar, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Tashmë gjendja sërish ka deeskaluar, a do të rieskalojë përgjigja është në Beograd. Atje duhet të bëhet trysnia për të pasur paqe, siguri dhe stabilitet. Unë besoj se heqja e këtyre masave ndëshkuese që po vonohet ka të bëjë me dinamikat e brendshme të BE-së, sidomos për faktin se janë në fushatë zgjedhore për zgjedhjet në Parlamentin e ri Evropian”, përfundoi Kurti.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI