Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Thiago Motta krijon një problem në dhomat e zhveshjes së Juventus: Danilo nuk e merr mirë

Lapsi.al 4 June 2024
Thiago Motta krijon një problem në dhomat e zhveshjes së

Thiago Motta po afrohet me Juventus dhe do të jetë ai trajneri i ardhshëm i bardhezinjve. Pas sezonit të mirë në krye të Bolonjës, trajneri është gati të sprovohet në një klub të madh ku gabimet nuk lejohen dhe ku fitorja është e vetmja gjë që ka rëndësi. Italiano-braziliani i ka të qarta idetë se kë të synojë, por ndoshta për këtë që tani po krijon pakënaqësi.

SHIRITI I KAPITENIT E REAGIMI I DANILO

Thiago Motta ka bërë të ditur se nuk dëshiron ta privojë veten nga Adrien Rabiot. Mesfushori francez duhet të jetë gurthemeli i Juventusit të tij të ri dhe për ta bindur atë të qëndrojë, ai i ka premtuar gjithashtu shiritin e kapitenit. Ky është lajmi i Corriere dello Sport që zbuloi gjithashtu se këto zëra po shqetësojnë dhomat e zhveshjes së Juventus. Në fakt, kapiteni aktual është Danilo dhe braziliani nuk i ka marrë mirë këto zëra që qarkullojnë. Lider i padiskutueshëm prej vitesh i skuadrës dhe i prapavijës bardhezi, Danilo nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shiriti.

Lexo më tej: Chiesa, Thiago Motta i bën dalje: komplikohet rinovimi me Juventus

Për teknikun e ri Thiago Motta mund të ketë probleme për t'u përballur menjëherë dhe, përveç rastit të kapitenit, është edhe interesi i pakët i tij për të mbajtur një tjetër shtyllë të ekipit: Federico Chiesa. Revolucioni i Thiago Motta sapo ka filluar.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI