Flash

Turqia larg BE-së, dëshiron të bëhet anëtare e BRICS

Lapsi.al 4 June 2024
Turqia larg BE-së, dëshiron të bëhet anëtare e BRICS

Turqia ka shprehur dëshirën për tu bërë pjesë e organizatës BRICS në vend të BE-së. Gjithashtu ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan beson se mund të jetë një alternativë e mirë për BE-në.

“Sigurisht që do të donim të bëheshim anëtar i BRICS-it. Le të shohim se si do të shkojnë gjërat këtë vit”, tha ai gjatë një vizite në Kinë.

Fillimisht Ankaraja synon të marrë pjesë në takimin ministror të organizatës që mbahet javën e ardhshme në Rusi. Ndërsa Kremlini ka përshëndetur interesimin e shtetit turk për tu bërë pjesë e BRICS-it, ku lider kryesor është Rusia.

Interesi i Turqisë për bllokun ekonomik do të jetë në axhendën e samitit të BRICS që do të kryesohet nga Rusia, thotë zëdhënësi i Kremlinit.

BRICS është një bllok i ekonomive në zhvillim, i cili përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut, dhe së fundmi ka pranuar Arabinë Saudite, Argjentinën, Etiopinë, Iranin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe si anëtarë të plotë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI