Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Video/ Italia ngec me Turqinë, kundërshtari i Shqipërisë është steril: Portugalia e Zvicra ndezin motorët

Lapsi.al 4 June 2024
Video/ Italia ngec me Turqinë, kundërshtari i Shqipërisë

Italia e nis afrimin drejt Euro 2024 me një barazim steril. Dhjetë ditë para fillimit të turneut, djemtë e teknikut Spalletti nuk shkuan përtej barazimit 0-0 me Turqinë, duke treguar se ka ende diçka për t'u përmirësuar në nivel tekniko-taktik dhe fizik. Në Bolonja, në pjesën e parë, pati një ritëm të ulët, hapësira të mbyllura dhe pak cilësi. Italia mundësinë më të rrezikshme e pati me Cristante, që goditi shtyllën me tentativën me kokë. Në pjesën e dytë, kundërshtari i parë i Shqipërisë në Euro 2024 rriti ritmin duke ngritur qendrën e gravitetit, por idetë ishin të pakta. Retegui mbeti i pasaktë gjatë gjithë kohën dhe rezultati qendroi i mbërthyer në 0-0.

Lexo më tej: Italia e mallkimi i dëmtimeve, Sylvinho fërkon duart: Spalletti thërret zyrtarisht juventinin Gatti

Përgatitjet miqësore për Euro 2024 i buzëqeshin Portugalisë dhe Zvicrës, që mundën bindshëm përkatësisht Finlandën (4-2) dhe Estoninë (4-0). Luzitanët fituan falë Bruno Fernandes (dygolësh), Ruben Dias dhe Diogo Jota. Austria mposhti Serbinë e Vlahovic 2-1, rezultat i njëjtë edhe për Irlandën ndaj Hungarisë. Përrallë e mrekullueshme e Josip Ilicic: rikthehet në kombëtare, futet në lojë në minutën e 59' dhe pas katër minutash vendosi Slloveni-Armeni 2-1.

International Friendlies

Slovenia 2-1 Armenia

Switzerland 4-0 Estonia

Romania 0-0 Bulgaria

Austria 2-1 Serbia

Ireland 2-1 Hungary

Portugal 4-2 Finland

Italy 0-0 Turkiye

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI