Flash

Vrìtet me armë zjarri kryebashkiakja në Meksikë

Lapsi.al 4 June 2024
Vrìtet me armë zjarri kryebashkiakja në Meksikë

Kryetarja e bashkisë së Cotija në Meksikë, Yolanda Sánchez Figueroa, u qëllua për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e së hënës, një ditë pas fitores triumfuese të Claudia Sheinbaum në zgjedhjet presidenciale të vendit.

Sipas mediave lokale, të panjohurit i zunë pritë Figueroas teksa ajo hynte në një palestër me truprojën e saj. Sipas të njëjtave burime, kryebashkiakja është plagosur gjatë shkëmbimit të të shtënave, e më pas ajo është dërguar në spital ku ka ndërruar jetë.

Figueroa u rrëmbye në shtator të vitit 2023 në qytetin e Zapopanit, kur persona të armatosur i zunë pritë makinës së saj ndërsa ajo po ngiste pa shoqërues.

Në atë kohë, në fakt, ishte bërë e ditur se një nga organizatat kriminale aktive në Meksikë kishte kërcënuar me vdekje Figueroa-n para rrëmbimit të saj.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI