Flash

Zbardhet sherri në Shkodër, në pranga 47-vjeçari, pesë të tjerë në kërkim

Lapsi.al 4 June 2024
Zbardhet sherri në Shkodër, në pranga 47-vjeçari,

Policia e Shkodrës zbardh ngjarjen e djeshme të ndodhur në lagjen Rus, ku një 62-vjeçar u godit me sende të forta. Shkak ka qenë konflikti për një vendparkim. Policia ka vënë në pranga 1 person, ndërsa ka shpallur në kërkim 5 të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të organizuara dhe të kryera menjëherë pas marrjes së njoftimit, mesditën e djeshme, për një konflikt në rrugën “Pogej”, si pasojë e të cilit u dëmtua shtetasi V. B., 62 vjeç, banues në Shkodër, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër kanë identifikuar 6 shtetas të përfshirë në këtë ngjarje.

Në vijim të veprimeve procedurale:

- u arrestua shtetasi E. S., 47 vjeç dhe u shpallën në kërkim shtetasit I. S., 23 vjeç, S. H., 27 vjeç, A. K., 31 vjeç, S. T., 24 vjeç dhe A. B., 27 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.

Këta shtetas kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta, gjatë konfliktit për vendparkimin e automjeteve, shtetasin V. B., i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. S. ka patur me vete armë zjarri, ndërsa shtetasi A. B. dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e ngjarjes. Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

 

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 100 lekë dhe do të shitet me 100.7 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 91.6 lekë dhe do shitet m...

08:13

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI