Flash

Aplikimet për azil, Shqipëria renditet e treta në botë

Lapsi.al 5 June 2024
Aplikimet për azil, Shqipëria renditet e treta në botë

Shqipëria zë vendin e tretë në botë për aplikimet e larta për azil në raport me popullsinë. Në vitin 2023, ka pasur 331 aplikime për 100 mijë banorë nga Shqipëria përkundrejt 17 aplikime për 100 mijë banorë, që është mesatarja e të gjithë aplikimeve në Bashkimin Europian. Më shqetësues është fakti se ata që largohen jashtë vendit dhe e projektojnë të ardhmen e tyre në emigrim janë kryesisht të rinjtë.

Gjatë 10-vjeçarit të fundit, mbi 64 mijë të rinj nën 18 vjeç nga Shqipëria kërkuan azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, duke e renditur vendin tonë të pestin në botë pas Sirisë, Afganistanit, Irakut që kanë qenë në luftë dhe Turqisë. Të gjitha këto vende kanë popullsi shumë më të madhe se Shqipëria.

Franca është vendi më i preferuar për shqiptarët për të kërkuar azil, me 38% të totalit, pasuar nga Gjermania me 24% të totalit, Italia me 16% dhe Greqia me 10% të totalit të aplikimeve.

Të këshilluara

Rrahu mjekun, arrestohet i riu në Kukës

Në prangat e policisë ka rënë një 32-vjeçar nga Kukësi , i shpallur në kërkim për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Kanosja për shkak të detyrës"....

19:10

Ndryshime në Qeveri

Është liruar nga detyra zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Vjollca Braho. Ajo do të zëvendësohet nga Niko Hysa, i cili është fizikant në prof...

17:44

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI