Flash

Cillian Murphy rikthehet në “ Peaky Blinders”

Lapsi.al 5 June 2024
Cillian Murphy rikthehet në “ Peaky Blinders”

Të martën, Netflix njoftoi se Cillian Murphy po kthehet në botën e Peaky Blinders në një adaptim filmik të serialit të mirënjohur të transmetuesit.

"Duket sikur Tommy Shelby nuk kishte mbaruar me mua... Është shumë kënaqësi të ribashkëpunohesh me Steven Knight dhe Tom Harper në versionin filmik të Peaky Blinders. Kjo është  për fansat," tha Murphy në një deklaratë të shpërndarë në faqen X të Netflix (dikur Twitter).

Regjisori Tom Harper do të drejtojë filmin.

" Peaky ka qenë gjithmonë një histori për familjen - dhe kështu është jashtëzakonisht emocionuese të ribashkohesh me Steve dhe Cillian për të sjellë filmin për audiencën në mbarë botën në Netflix", shtoi Harper në një deklaratë.

Peaky Blinders u shfaq për gjashtë sezone nga 2013 deri në 2022.

Krijuar nga Steven Knight dhe bazuar në ngjarje të vërteta, Cilliam luajti në rolin e mafiozit Thomas Shelby, i cili kthehet në Birmingham pas Luftës së Parë Botërore.

Është një rikthim i veçantë për Murphy, i cili fitoi çmimin e tij të parë Oscar për rolin e tij kryesor si  J. Robert Oppenheimer - në Oppenheimer të Christopher Nolan.

Murphy gjithashtu fitoi Golden Globe, BAFTA dhe Screen Actors Guild Award për rolin e tij novator. Plus, kasti i mbushur me yje të Oppenheimer - i cili përfshin gjithashtu Robert Downey Jr., Matt Damon, Emily Blunt, Florence Pugh, Kenneth Branagh dhe më shumë - fitoi çmime si në SAG ashtu edhe në Critics Choice Awards.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta reperi i “2 Live Crew”

Brother Marquis, i cili ishte pjesë e grupit  të rap-it “2 Live Crew”, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare. Lajmi u njoftua nga grupi se artisti, vdiq të h...

20:59

Lady Gaga shtatzënë për herë të parë?

Lady Gaga ka nxitur së dundmi aludimet se mund të jetë shtatzënë. Artist u shfaq në dasmën e së motrës, Natali Germanotta, e veshur me një fustan të zi dhe m...

15:13

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI