Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Conte, zyrtarisht trajneri i ri i Napolit, De Laurentiis: "Një trajner elitar, me të ringrihemi"

Lapsi.al 5 June 2024
Conte, zyrtarisht trajneri i ri i Napolit, De Laurentiis: "Një trajner
“SSC Napoli mirëpret Antonio Conte, i cili merr rolin e trajnerit të ekipit të pare, pasi ka nënshkruar një kontratë që do ta lidhë atë me klubin deri më 30 qershor 2027”. Kjo është komunikata e lëshuar nga klubi nën Vezuv, që lajmëron ardhjet e teknikut puljez. "Jam shumë krenar që trajneri i ri i Napolit është Antonio Conte. Antonio është një trajner elitar, një lider, me të cilin jam i sigurt se mund të fillojë rithemelimi i nevojshëm pas përfundimit të ciklit që na çoi në fitimin e titullit vitin e kaluar, pas shumë sezonesh në majat e futbollit Italian. Sot hapet një kapitull i ri i rëndësishëm në historinë e Napolit”, u shpreh presidenti Aurelio De Laurentiis. Napoli është një vend me rëndësi globale. Jam i lumtur dhe i emocionuar nga ideja për t'u ulur në pankinën blu. Sigurisht që mund të premtoj një gjë: do të bëj maksimumin për rritjen e ekipit dhe klubit. Përkushtimi im, së bashku me atë të stafit tim, do të jetë totale”, tha Antonio Conte. Lexo më tej: Antonio Conte, tekniku i ri i Napolit: zgjidhen detajet e kontratës e vendoset stafi Përfundoi një negociatë që arriti kulmin e saj gjatë javës së kaluar. Marrëveshja është për tre vjet për rreth 6.5 milionë në sezon plus bonuse për rezultatet (kualifikimi në Champions dhe titulli). Conte sjell me vete stafin e tij të përbërë nga zëvendësi historik Cristian Stellini, vëllai i tij analist i ndeshjeve Gianluca, trajnerët e atletikës Costantino Coratti dhe Stefano Bruno. Napoli gjithashtu ka nën kontratë Francesco Sinatti, kreun e trajnerëve atletikë dhe Alejandro Rosalen, trajner portierësh.

FJALËT E PARA TË CONTE

"A është kjo një ditë e mrekullueshme? Absolutisht". Kështu, një Antonio Conte i buzëqeshur ka hyrë mëngjesin e sotëm në selinë e Filmauro në Romë, ku ka firmosur kontratën si trajneri i ri i Napolit. Trajneri puliez i është bashkuar klubit kampan me një kontratë trevjeçare, deri më 30 qershor 2027.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI