Flash

"Qëllime krìmìnale"/ Policia arreston 34-vjeçaren me dy makina të vjedhura

Lapsi.al 5 June 2024
"Qëllime krìmìnale"/ Policia arreston

Policia e Shtetit ka sekuestruar në Rrëshen dy makina të cilat ishin të vjedhura në Kosovë dhe dyshohet se do të përdoreshin për qëllime kriminale.

Policia ka vënë në pranga 34-vjeçaren, Alketa Pjetri, që dyshohet se i ka trafikuar në Shqipëri, dy makinat me targa kosovare.

Po ashtu është proceduar penalisht administratori i një servisi në Rubik, i cili kishte fshehur makinat.

Detaje nga policia:

Si rezultat i punës së inteligjencës policore, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, u finalizua operacioni i koduar “Suspicion”.

Sekuestrohen 2 automjete të vjedhura në Kosovë, që dyshohet se do përdoreshin për qëllime kriminale, në Rrëshen.

Vihet në pranga 34-vjeçarja që dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, 2 automjetet me targa kosovare.

Procedohet penalisht administratori i servisit në Rubik, ku u gjetën këto 2 automjete.

Si rezultat i punës së inteligjencës policore, kontrolleve dhe hetimeve që po kryhen me intensitet, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë kanë goditur një rast të trafikimit të automjeteve të vjedhura, për t’i përdorur për qëllime kriminale.

Për rastin u vu në pranga shtetasja A. P., 34 vjeçe, banuese në Rubik, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, ka trafikuar nga Kosova në Shqipëri, 2 automjete, tip “BMW” dhe “Volkswagen”, me targa kosovare, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për qëllime kriminale, në Rrëshen.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”, për shtetasin D. P., banues në Rubik, pasi dyshohet se ka fshehur në servisin e tij, në Rubik, 2 automjetet e trafikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI