Flash

Tentoi të korruptonte punonjësin e policisë, arrestohet 54-vjeçari i shpallur në kërkim

Lapsi.al 5 June 2024
Tentoi të korruptonte punonjësin e policisë, arrestohet

Arrestohet një 54-vjeçar në Librazhd i shpallur në kërkim. Bëhet me dije se 54-vjeçari Kujtim Hoxha është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe pasi u kap tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë.

Mësohet se Gjykata e Tiranës e ka dënuar Hoxhën me 4 muaj burg pasi para pak muajsh tentoi të korruptonte sërish një punonjës Policie duke i ofruar 50 euro.

Njoftimi i Policisë:

Librazhd

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, kapet dhe vihet në pranga 54-vjeçari i shpallur në kërkim.

Komisariati i Policisë Librazhd, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Prrenjas, kapi dhe ndaloi shtetasin në kërkim Kujtim Hoxha, 54 vjeç, banues në fshatin Kotodesh.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 12.04.2024, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 muaj burgim, për veprat penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", sepse më datë 09.04.2024, në bulevardin "Bajram Curri", pasi është konstatuar nga punonjës i Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, i ka ofruar atij 50 euro, për të shmanguar ndëshkimin ligjor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Të këshilluara

Rrahu mjekun, arrestohet i riu në Kukës

Në prangat e policisë ka rënë një 32-vjeçar nga Kukësi , i shpallur në kërkim për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Kanosja për shkak të detyrës"....

19:10

Ndryshime në Qeveri

Është liruar nga detyra zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Vjollca Braho. Ajo do të zëvendësohet nga Niko Hysa, i cili është fizikant në prof...

17:44

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI