Flash

“T’ju vijë turp”/ Shikoni të plotë përplasjen e Melonit me deputetin italian në Shëngjin

Lapsi.al 5 June 2024
“T’ju vijë turp”/ Shikoni të plotë

Ndërkohë që po mbahej konferenca për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Georgia Meloni në Shëngjin, ka ndodhur një incident.

Deputeti italian i partisë opozitare +Europa, Riccardo Maggi ka zgjedhur që të protestojë në formën e tij marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.

Ligjvënesi italin mbante në dorë një letër ku shkruhej “jo Guantanamos italiane”, pasi edhe në Itali opozita e vendit e konsideron kampin e emigrantëve si burgu i Guantanamos.

Incidenti ka vazhduar edhe pas përfundimit të konferencës, ku deputeti u përball me kryeministren Meloni ku pati edhe një debat. Ai i kërkoi llogari Melonit, duke thënë se nuk keni shpjeguar si do të funksionojë qëndra e emigrantëve.

“Është një legjislacion europian dhe italian që ne kemi sjellë këtu, por ju nuk donit Piu Europa? Ne kemi sjell legjislacionin europian këtu”iu përgjigj Meloni.

Debati mes kryeministres Meloni dhe deputetit Maggi: 

Maggi: Keni bërë viktimat për rreth një orë, pashpjeguar si do funksiononte kjo qendër!

Meloni: Ju lutem largohuni (Gardës)

Maggi: Nëse i ndodh kjo një deputeti para kamerave, mund të imagjinoni çfarë do ndodhë personave të shkretë që do jenë të mbyllur këtu brenda.

Meloni: Është një legjislacion europian dhe italian që ne kemi sjellë këtu, por ju nuk donit Piu Europa? Ne kemi sjell legjislacionin europian këtu.

Maggi: T’ju vij turp…

Meloni: T’ju vij turp juve…(Kthehet sërish për t’u sqaruar) Unë ju kuptoj… Unë kam për shumë fushata elektorale… Nuk e dija nëse do isha në Parlament, duhet te tregoja ekzistencën time, por… solidarizohem me ju…

Maggi: Po shpenzoni 1 miliardë dollarë për të bërë një hotspot elektoral. Hiqni kapelën e kandidates dhe vendos atë të Presidentes së Këshillit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI