Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Video/ Spanja mbjell frikë, 5-0 paralajmëruese për Shqipërinë: Franca e Belgjika asnjë problem

Lapsi.al 5 June 2024
Video/ Spanja mbjell frikë, 5-0 paralajmëruese për

Miqësoret e të mërkurës në mbrëmje kanë konfirmuar grupin e vështirë në të cilin duhet të përballet Shqipëria. Fiton me goleadë e Spanja ndaj Andorrës, të cilën natyrisht Sylvinho duhet ta ketë ndjekur me kujdes. Asnjë problem për Francën e Deschamps, që kaloi 3-0 Luksemburgun nën shenjën e Mbappe. Triumfon edhe Belgjika, 2-0 ndaj Malit të Zi.

SPAIN 5-0 ANDORRA

Spanja frikëson këdo që e sheh si kundërshtar të mundshëm, e aq më tepër Shqipërinë që e ka në grupin e saj të Euro 2024. Skuadra e drejtuar nga De La Fuente shkatërroi 5-0 Andorrën, duke i dhënë një sinjal të gjithëve. Përtej kundërshtarit shumë modest për të përballuar iberikët, loja e shfaqur nga Spanja është shqetësuese për teknikun Sylvinho. Perez shënoi golin e parë në minutën e 24', por skuadra e De La Fuente shpërtheu në pjesën e dytë. Oyarzabal shënoi 3 gola në 20 minuta, nga e 53' te e 73', duke i dhënë përmasa rezultatit. Vulën e vuri Ferran Torres në minutën e 81', duke shënuar edhe golin e pestë.

FRANCE 3-0 LUXEMBOURG

Franca vuajti të zgjidhte ndeshjen me Luksemburgun, por pastaj thelloi rezultatin në pjesën e dytë, për një 3-0 që lë të qetë Deschamps. Kolo Muani zhbllokoi ndeshjen në minutën e 43', duke përfituar nga një asist i Mbappe. Në pjesën e dytë pastaj, sulmuesi i ri i Real Madrid dhuroi asistin e dytë të ndeshjes, në minutën e 70', duke i dhënë mundësinë Clauss të dyfishonte rezultatin. Mbappe pastaj mori edhe lavdinë personale me golin e tretë, në minutën e 85' i shërbyer nga Barcola.

Lexo më tej: Video/ Haaland asfalton Kosovën, tris i novegjezit në miqësore: fitojnë edhe Sllovakia e Danimarka

BELGIUM 2-0 MONTENEGRO

Belgjika nuk e pati të lehtë të kalonte 2-0 Malin e Zi, që e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë. De Bruyne shënoi në minutën e 44' golin e avantazhit, por barriera e malazezëve nuk ra. Ballkanasit qendruan në lojë, përkundër përpjekjeve të Belgjikës për të mbyllur ndeshjen. Vetëm në fund erdhi goli i 2-0 që vulosi ndeshjen. Brnovic shkaktoi penallti dhe la fushën e lojës me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 88'. Trossard shënoi nga pika e bardhë, duke i dhënë suksesin teknikut Domenico Tedesco.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI