Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Zyrtare/ Fonseca ndan rrugët me Lille: në ditët e ardhshme prezantohet te Milan

Lapsi.al 5 June 2024
Zyrtare/ Fonseca ndan rrugët me Lille: në ditët e ardhshme

Lille ka zyrtarizuar ndarjen me teknikun Paulo Fonseca, i cili do të zëvendësojë Stefano Pioli në ditët në vijim dhe do të bëhet trajneri i ri i Milan. Trajneri portugez do të nënshkruajë një kontratë me vlerë 2.5 milionë neto për dy sezonet e ardhshme, me opsion për një vit të tretë. Firma e tij me Milan do të zyrtarizohet në ditët në vijim. Ndërkohë, ish-tekniku i Romës i ka thënë lamtumirë klubit francez: “Gjithmonë kam dhënë 100%, të uroj më të mirën”. Në vend të tij është zyrtarizuar Bruno Genesio.

KOMUNIKATA E LILLE

“Trajneri i LOSC që nga vera e vitit 2022, Paulo Fonseca largohet nga Klubi pas dy sezonesh bashkëpunimi, në fund të këtij viti financiar 2023-2024.

Trajneri portugez 51-vjeçar dhe stafi i tij kontribuan ndjeshëm për ta çuar ekipit tonë në dy kualifikuese europiane, nga të cilat do të kujtojmë veçanërisht çerekfinalet e UEFA Europa Conference League kundër Aston Villa, e paprecedentë në historinë e LOSC. Mbyllet kështu aventura e tij te Lille duke u kualifikuar - me lojtarët e LOSC - për një raund të tretë kualifikues të UEFA Champions League për sezonin 2024-2025.

Presidenti, drejtuesit dhe i gjithë Klubi falënderojnë teknikun Paulo Fonseca për këto dy vite bashkëpunim dhe emocionesh. Përshëndesim profesionalizmin dhe përfshirjen e tij në projektin e Lille gjatë këtyre dy sezoneve të shkëlqyera dhe i urojmë atij çdo lumturi dhe sukses në aventurën e tij të ardhshme sportive”.

FONSECA: "JU UROJ MË TË MIRËN"

"Të dashur banorë të Lille, çfarë udhëtimi i bukur! Që në ditën e parë kur mbërrita te Lille, u ndjeva i mirëpritur ngrohtësisht nga lojtarët, njerëzit e klubit, tifozët dhe qyteti. Të gjithë më bënë të ndihem si në shtëpinë time. Gjatë kësaj periudhe, në Pierre-Mauroy, kam përjetuar disa nga atmosferat më emocionuese të karrierës sime. Gjatë këtyre dy sezoneve, së bashku ia dolëm ta rikthejmë skuadrën në krye të Ligue 1, duke siguruar një vend në UEFA Champions League dhe duke bërë performancën më të mirë në historinë e klubit në garat e UEFA-s.

Unë gjithmonë kam dhënë 100% dhe mund të falënderoj vetëm për përkushtimin dhe profesionalizmin e lojtarëve që kam stërvitur me krenari dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të të gjithë tifozëve. Dua të shpreh mirënjohjen time për drejtuesit dhe presidentin e klubit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre gjatë këtyre dy viteve. I uroj këtij klubi gjithë të mirat. Forca LOSC!".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI