Flash

Aksident në Vlorë/ Makina merr flakë pasi përplaset, drejtuesi i mjetit dërgohet në spital

Lapsi.al 6 June 2024
Aksident në Vlorë/ Makina merr flakë pasi përplaset,

Një aksident është shënuar rreth orës 2:30 minuta të mëngjesit në afërsi të bulevardit Vlorë - Skelë pranë Poliklinikës. Si pasojë e përplasjes automjeti është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina para se mjeti të merrte flakë, ndërsa ka pësuar dëmtime të lehta nga aksidenti dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Në orët e para të mëngjesit, në bulevardin “Ismail Qemali”, në afërsi të poliklinikës, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. C. (punonjës policie, jashtë shërbimit) është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtuese shtetasen A. A., e cila u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para në vendngjarje, ka rezultuar se shtetasi A. C. ka qenë në efektin e alkoolit.Grupi hetimor dhe opgj të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 100 lekë dhe do të shitet me 100.7 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 91.8 lekë dhe do shitet m...

08:05

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI