Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

"E pashë Italinë, jemi gati": Sylvinho provat kundër kampionëve të Europës i bën me Azerbajxhanin

Lapsi.al 6 June 2024
"E pashë Italinë, jemi gati": Sylvinho provat kundër
“Ne jemi duke zhvilluar përgatitjet për Europianin është një process pune shumë e shpejtë, sigurisht kemi 7 ditë që stërvitemi dhe brenda këtyre kemi dy miqësoret. Ne po përgatitemi për Italinë por smund të them akoma si do të jetë skuadra, kemi edhe pak ditë kohë dhe mbetet për tu parë". Tekniku i kombëtares Sylvinho mezi pret të nisë Euro 2024 dhe për të shkuar në mënyrën më të mirë ka edhe një provë të fundit për të bërë. Nesër kuqezinjtë do të luajnë kundër Azerbajaxhanit dhe braziliani në konferencën për shtyp ishte i qartë. "Në ndeshjen me Azerbajxhanin tu japim më shumë mundësi lojtarëve që nuk kanë luajtur. Duhet tu japim minuta në këmbë dhe të provojmë gjëra të reja", tha Sylvinho, duke e spostuar fokusin te Italia, kundërshtari i 15 qershorit. "Italia është skuadra kampione në fuqi e Europës sigurisht është një ndeshje shumë e vështirë. Po përgatitemi për tu përballur siç duhet me Italinë një nga ekipet më të forta në botë, ashtu si Kroacia dhe Spanja që bëjnë pjesë në grupin tonë. Është një grup shumë i fortë dhe i bukur dhe për të gjithë ne". Lexo më tej: Video/ “Shkojmë në Europian me këmbën e duhur”; premtimi i goleadorit Broja entuziazmon tifozët Sylvinho nuk ka ndërmend të vendosë objektiva, natyrisht grupi nuk të lejonë shumë, por tekniku nuk do të heqë dorë pa e provuar: "E rëndësishme është që ta shijojmë këtë pjesëmarrje të dytë në finalet e një turneu të madh, siç është Europiani dhe të bëjmë më të mirën. Do të bëjmë analizën për tu përballur sa më mirë me Italinë. Sigurisht, e pashë me kujdes miqësoren mes Italisë dhe Turqisë”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI