Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Mourinho, "sulltan" në Turqi, Fenerbahce e paguan 10,5 mln në vit: portugezi dërrmon Romën e Tottenham

Lapsi.al 6 June 2024
Mourinho, "sulltan" në Turqi, Fenerbahce e paguan 10,5 mln
José Mourinho rinis karrierën e tij nga Fenerbahce. Dhe e bën i peshuar në ar. Sipas asaj që u komunikua nga klubi turk, trajneri do të fitojë 10.5 milionë euro në vit pagë. Një shifër shumë e rëndësishme, e cila e mban ende Special One mes trajnerëve më të paguar në Europë. Detajet ekonomike të kontratës së Mou, që ka firmosur një dyvjeçare, dolën në komunikimin zyrtar të Fenerbahce në bursë. E shifrat e super pagës nuk kanë kaluar aspak pa u vënë re. Për më tepër, Fenerbahce deri më tani nuk kishte bërë asnjë referencë për shumën e pagës së portugezit, as në njoftimin zyrtar të marrëveshjes me ish-trajnerin e Romës dhe as gjatë prezantimit të Special One tre ditë më parë para mijëra tifozëve në stadiumin e tij.

MOURINHO DËRRMON ROMËN E TOTTENHAM

Trajneri portugez fluturoi për në Stamboll pas finales së Champions League dhe fitoi dashurinë e tifozëve të klubit të tij të ri, të cilët me të në pankinë shpresojnë të fitojnë titullin (këtë vit të fituar nga Galatasaray) dhe ndoshta shpresojnë në një rrugë të rëndësishme europiane. Nga kanalet sociale të Fenerbahce, Mourinho ka dashur të bëjë të qartë përse zgjodhi skuadrën turke dhe e bën këtë duke e krahasuar me dy skuadrat e tij të fundit: Tottenham dhe Roma. Mourinho thumboi pa e rrudhur gojën: "Shtëpia ime është në Londër. Të kem një klub londinez me të cilin të luftoj për vendin e gjashtë, të shtatë, të tetë, të nëntë dhe të përpiqem të bëj mrekullinë dhe të kualifikohem në Europa League: a është kjo ambicia? Të gjithë e dinë që unë e dua Italinë. Të kesh një skuadër në Itali ku duhet të bësh një mrekulli për të fituar një trofe europian dhe të mbetesh gjithmonë në vendin e pestë, të gjashtë dhe të shtatë: a mund të jetë kjo ndonjëherë ambicia ime vetëm sepse e dua Italinë? Të jem në Portugali, të jem në shtëpi, të vizitoj mamanë time çdo ditë: a është kjo ambicje? Ambicja është të luash për të fituar, të ndjesh presionin. Për këtë kam zgjedhur Fenerbahce".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI