Flash

Sofia rrëfen shqetësimin që kishte gjatë xhirimeve të "Griselda"

Lapsi.al 6 June 2024
Sofia  rrëfen shqetësimin që kishte gjatë xhirimeve të

Sofia Vergara ka treguar për një nga shqetësimet e saj më të mëdha gjatë xhirimit të skenave të filmit “Griselda”.

“Unë nuk mendoj se kam bërë ndonjëherë skena të mirëfillta seksi në një film, por gjatë xhirimeve kisha një shqetësim se nuk do të dukesha mirë,” thotë ajo. “Gjatë gjithë kohës mendoja: "Ku po xhirojnë? Në cilën pjesë të trupit? Nga cila anë duket celuliti?". Le të themi që kam bashkëjetuar me këtë shqetësim në çdo sekuencë xhirimi për këtë film".

Pavarësisht frikës së saj, seriali që tashmë është publikuar në platformën Netflix dhe që tregon jetën e trafikantes famëkeqe të drogës Griselda Blanco është vlerësuar me nota pozitive nga kritika.

Por, kohët e fundit, Sofia duket se është fokusuar shumë te pamja e jashtme dhe ka vendosur të flasë publikisht për qasjen e saj ndaj ndërhyrjeve estetike. “Unë do të bëj çdo operacion plastik kur të jem gati," tha ajo për revistën “Allure” muajin e kaluar.

“Do doja të kisha më shumë kohë joproduktive, do të kisha bërë shumë gjëra tashmë,” tha ajo për revistën. "Por, për shkak se jam para kamerës, nuk është se mund të bëj diçka dhe pastaj të ulem në shtëpinë time duke u rikuperuar për javë të tëra."

 

 

Të këshilluara

Halsey zbulon problemin e saj shëndetësor

Halsey zbuloi se ajo u diagnostikua me Lupus dhe një çrregullim të rrallë limfoproliferativ pas publikimit të këngës së saj të re, "The End", i cili detajon bet...

15:59

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI