Flash

Taylor Swift mbështet Lady Gaga pas spekulimeve për shtatzëni

Lapsi.al 6 June 2024
Taylor Swift mbështet Lady Gaga pas spekulimeve për shtatzëni

Taylor Swift kritikoi komentuesit në internet për spekulimet mbi shtatzëninë e Lady Gaga.

"A mund të pajtohemi të gjithë se është invazive dhe e papërgjegjshme të komentosh trupin e një gruaje," komentoi Swift, 34, nën një video të këngëtarrs së "Poker Face" duke mbyllur thashethemet ndërsa ishte në palestër. “Gaga nuk i ka borxh askujt një shpjegim.”

Mbështetja e Swift për Gagën erdhi një ditë pasi ajo u tha fansave se "nuk ishte shtatzënë" mes spekulimeve në rritje në internet.

Thashethemet filluan të qarkullojnë gjatë fundjavës pasi këngëtarja e "Bad Romance" mori pjesë në daasmën e motrës së saj Natali Germanotta me një fustan  të zi, sipas fotove të postuara nga US Sun. Edhe pse disa njerëz sugjeruan që këngëtarja kishte një bark të rrumbullakosur në fotot e paparacëve, të tjerë - si Swift - e mbrojtën atë kundër komenteve të panevojshme dhe ndërhyrëse për trupin e saj.

Edhe pse këngëtaret  nuk kanë bashkëpunuar kurrë, dyshja e kanë mbështetur njëri-tjetrin në internet në shumë raste. Në janar 2023, këngëtarja e "Just Dance" lavdëroi Taylor  që foli për çrregullimin e saj të të ngrënit në një klip të rishfaqur nga dokumentari i saj i vitit 2020 "Miss Americana".

Të këshilluara

Ndahet nga jeta reperi i “2 Live Crew”

Brother Marquis, i cili ishte pjesë e grupit  të rap-it “2 Live Crew”, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare. Lajmi u njoftua nga grupi se artisti, vdiq të h...

20:59

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI