Flash

Valdano zbulon si Ancelotti i tregoi se zgjidhi krizën me Kroos: pa thënë asnjë fjalë

Lapsi.al 6 June 2024
Valdano zbulon si Ancelotti i tregoi se zgjidhi krizën me Kroos: pa

Nuk është asgjë e re që Carlo Ancelotti ka atë karizmën e rrallë të liderve që arrijnë të zgjidhin situata të ndërlikuara - brenda dhe jashtë fushës - me zgjidhje të thjeshta dhe të zgjuara në të njëjtën kohë, por mbi të gjitha me një qetësi që Real Madrid tashmë e njeh mirë. Carletto është i qetë kur gjërat shkojnë keq gjatë një ndeshje, por edhe në menaxhimin e disa mosmarrëveshjeve me lojtarë të rëndësishëm. Historia e rrëfyer nga Jorge Valdano për zgjidhjen e një krize me një simbol si Toni Kroos është emblematike. Gjithçka u rregullua pa thënë asnjë fjalë.

68-vjeçari Valdano, i cili fitoi Kupën e Botës 1986 si protagonist përkrah Maradonës, veshi fanellën e Real për tre vjet, nga viti 1984 deri në vitin 1987. Argjentinasi u rikthye, më pas, në Madrid si trajner në periudhën dyvjeçare 1994/96. Njohuritë e tij për mjedisin merengues – me vështirësitë dhe presionet e tij të mëdha – e bëjnë rrëfimin edhe më dramatik.

ANCELOTTI U PËRBALL ME KROOS PAS ZËVENDËSIMIT

“Më kujtohet që një ditë Ancelotti e kishte zëvendësuar Kroos dhe Tonit nuk i pëlqente që ta zëvendësonin… – tregon argjentinasi për 'El Larguero' – Të nesërmen takova Carlon dhe e pyeta: 'Si i zgjidhe gjërat me Kroos?' Dhe ai tha: 'Këtë mëngjes u pamë dhe ai më bëri një mimikë. Unë iu përgjigja me një mimikë tjetër dhe nuk ishte e nevojshme të thosha asnjë fjalë', u përgjigj ai".

GJESTI I ANCELOTTI PËR KROOS

"Për t'u imponuar me një mimikë, duhet të kesh një sfond historik shumë të rëndësishëm dhe një rekord personal të patëmetë. Nuk duhen as fjalë. Lojtari e kupton që nuk kishte asnjë ndjenjë padrejtësie në marrjen e vendimit, pasi ai njeh fisnikërinë e liderit”, përfundoi Valdano, i cili si gjithmonë shprehet me aftësi superiore gjuhësore. Ancelotti mund të bëjë edhe pa të: nëse je lider, mund të mjaftojë edhe një shprehje e fytyrës, ndoshta duke përdorur vetullën e tij të famshme...

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI