Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Video/ Asnjë i dëmtuar, Kombëtarja mbyll përgatitjet: gjithçka gati për sfidën me Azerbajxhanin

Lapsi.al 6 June 2024
Video/ Asnjë i dëmtuar, Kombëtarja mbyll përgatitjet:
Kombëtarja shqiptare ka mbyllur këtë të enjte seancën e fundit stërvitore përpara miqësores me Azerbajxhanin, në qendrën stërvitore të Stegersbah të Austrisë. Tekniku Sylvinho dhe stafi teknik kanë punuar me grupin e plotë. Kuqezinjtë kanë djerësitur për më shumë se 1 orë e 30 minuta në fushë dhe në palestër. Fatmirësisht, deri më tani, nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike. Ata të cilët nuk u aktivizuan në miqësoren e parë ndaj Lihtenshtejnit do të jenë plotësisht të gatshëm për sfidën e dytë miqësore, atë ndaj Azerbajxhanit. Atmosfera është shumë e mirë dhe të gjithë futbollistët janë shfaqur të motivuar e plot energji në stërvitje, duke shfaqur impenjim dhe seriozitet maksimal në çdo moment. Natyrisht, Sylvinho shpreson që edhe në ndeshje të shkojë gjithçka mirë dhe të mos ketë dëmtime, që do ta bënin të ndryshonte lojtarë në listë. Nesër, sidoqoftë, braziliani duhet të marrë vendimin, për të kthyer në shtëpi njërin nga 27 emrat e listës. Me shumë mundësi duhet të jetë portieri Simoni, për të dorëzuar në UEFA listën me 26 lojtarë, në afatin e fundit të lejuar. Lexo më tej: "E pashë Italinë, jemi gati": Sylvinho provat kundër kampionëve të Europës i bën me Azerbajxhanin Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë këtë të premte miqësoren e fundit dhe më pas më datën 8 qershor do të niset për në Gjermani. Shqipëria do të jetë skuadra e parë që mbërrin për finalet e Euro 2024 në Gjermani, për t’u akomoduar në Kaiserau Sportcenter, aty ku do të qëndrojë përgjatë gjithë turneut.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI