Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Video/ Eriksen shënoi gol në stadiumin ku i pushoi zemra: i dha fitoren Danimarkës në minutën e 86'

Lapsi.al 6 June 2024
Video/ Eriksen shënoi gol në stadiumin ku i pushoi zemra: i dha
Christian Eriksen rikthehet në stadiumin ku qëndroi ballë për ballë me vdekjen për disa minuta, por këtë herë si një fitues i vërtetë. Ishte mbresëlënëse ta shohësh danezin në atë fushë, lider krenar të Danimarkës nga minuta e parë deri në minutën e fundit, dhe të mendoje për gjithçka që ndodhi tre vjet më parë kur zemra e tij ndaloi, me jetën të varur në fije të perit. Tani gjithçka ka ndryshuar dhe lojtari i Manchester United mund edhe të buzëqeshë, teksa shënoi golin e fitores katër minuta nga fundi kundër Suedisë. Në minutën e 42' të ndeshjes kundër Finlandës në Kampionatin e fundit Europian, danezi u rrëzua në fushë teksa luante në stadiumin Parken, duke lënë të gjithë publikun në ankth për fatin e tij. Minuta të pafundme pritjeje në të cilat të gjithë kishin frikë për më të keqen, por që përfundimisht e çuan atë të zbulonte jetën e tij të dytë sportive, e cila filloi kur iu implantua një defibrilator nënlëkurë për të parandaluar episode të mëtejshme të këtij lloji.

GOLI I PABESUESHËM I ERIKSEN

Në fakt, është e frikshme të kthehesh në të njëjtin stadium tre vjet më vonë, por asgjë nuk mund ta ndalojë më Eriksen. Terrori ka mbetur pas dhe përpara janë vitet e fundit të një karriere që i ka dhënë kënaqësi të mëdha. Edhe me Danimarkën ai vazhdon të jetë një nga lojtarët kryesorë dhe këtë e dëshmoi edhe një herë në miqësoren kundër Suedisë. Ndeshja ishte ende 1-1 kur, katër minuta nga fundi, Eriksen shpiku një gol kryevepër: mori topin në mesfushë, avancoi i pashqetësuar dhe lëshoi një goditje të pandalshme nga hyrja e zonës, një gjest teknik që ndër vite e bënë atë të jetë një nga talentet më interesantë në të gjithë Europën.
@mancunien11 #manchesterunited #eriksen #teamunited4ever❤???? ♬ suono originale - Manchesterunited?

NË STADIUMIN KU ZEMRA U NDAL

E gjithë Danimarka festoi për fitoren e arritur në finale, Eriksen u dorëzua në një festë të çmendur bashkë me shokët e skuadrës dhe përgatitet tani për të përballuar rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian. Por askush nuk harron se në të njëjtin stadium tre vjet më parë jeta e tij rrezikoi të ndalonte. Cikli mbyllet kështu, nga britmat e tmerrit tek ato të gëzimit për golin, me një kapitull të ri për t'u shkruar ende dhe me të shkuarën që nuk e mundon më.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI