Flash

Andi Bushati: Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Zhdukja e recepsionistit në Dhërmi, flet kolegia e tij: Nisi punë 5 ditë më parë

Lapsi.al 6 June 2024
Zhdukja e recepsionistit në Dhërmi, flet kolegia e tij: Nisi punë

Paola Spaho, recepsioniste në hotelin në Dhërmi ku dyshohet se u qëllua me armë zjarri, sipas policisë, 31-vjeçari Eraldo Nevruzi, ka folur për ngjarjen. Ajo është shprehur se 31-vjeçari kishte nisur punë vetëm para 5 ditësh, ndërsa aty ishte prezantuar si një person që nuk njihte asnjë nga drejtuesit e hotelit.

“Mbrëmë në 22:30 e kam lënë turnin dhe më ndërroi ai. E kisha për ta ndërruar turnin në orën 23:00, por erdhi më herët. Unë fle këtu në hotel dhe nuk kam ndjerë asgjë. Mami ka qenë duke fjetur. Unë po rrija në celular. Na ka çuditur shumë pasi ata të dy nuk kishin ndonjë kontakt ndryshe nga të tjerët.

Unë e kam marr vesh ngjarjen nga ora 09:00 sot në mëngjes kur erdhi mami më solli mëngjesin. Mesa thonë këta, ngjarja ka ndodhur te parkimi, te dhomat e stafit. Ne do të vazhdojmë punën. Policia na ka marrë në pyetje. Kemi dhënë deklarata për atë informacion që kishim.

Dhërmi

Ai erdhi këtu dhe kërkoi punë si i panjohur. Fillimisht kërkoi punë si barist. Më pas, këta i thanë që do të presësh sa të fillojë bari, por tani mund të punosh në recepsion”, - është shprehur Paola Spaho. Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur pak pas mesnate, rreth orës 00:30 të së enjtes.

Gerald Shehu, me orogjinë nga Tepelena dhe banues në Britani, bashkëpronar i hotelit në Dhërmi, sipas policisë, ka qëlluar me armë zjarri mbi Eraldo Nevruzit, 31-vjeç nga Tirana. Deri tani, 31-vjeçari vijon të jetë i zhdukur, ndërsa 43-vjeçari Shehu është arrestuar në Greqi. /Syri.net

LEXO EDHE: Pistat e hetimit/ Pse u rrëmbye, u vra dhe u zhduk recepsionisti i hotelit në Dhërmi

Të këshilluara

Kuvendi miraton edhe komisionin "Xhafa"

Kuvendi miratoi me 73 vota pro dhe 7 kundër përbërjen e Komisionit Antikorrupsion. Kryetar i ketij komisioni do te jete Fatmir Xhafaj. Anetaret jane drejtuesit ...

18:39

ide

Andi Bushati: Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI