Flash

600 mijë euro bindin Partizanin: Rrapaj sezonin e ardhshëm në La Liga 2

Lapsi.al 7 June 2024
600 mijë euro bindin Partizanin: Rrapaj sezonin e ardhshëm në La
Partizani e ka ndërtuar merkaton edhe në bazë të daljeve, por nëse kërkesat e Orges Shehit janë specifike 5 lojtarë një mbrojtës i majtë pas largimit të Atanaskoskit, dy mesfushorë qendre dhe dy ëinger, çështja do të varet shumë edhe nga shitjet. Për momentin në klubin e të kuqve ka ardhur vetëm një ofertë konkrete dhe ajo është për Arinaldo Rrapaj. 22 vjeçari Rrapaj ka bërë sezonin e dytë të rëndësishëm rradhazi dhe me sa duket edhe të fundit. Në kohën kur interes kishin treguar në Belgjikë e Turqi, për vlonjatin ka mbërritur oferta nga La Liga 2. Në klub nuk duan të zbulojnë emrin e skuadrës, por, sipas asaj që filtron, 600 mijë eurot e propozuara nga spanjollët janë konsideruar të mjaftueshme nga drejtuesit e të kuqve, që gjithësesi kanë marrë kohë në tentativë për të bërë një lloj rritje të çmimit. Sidoqoftë, ndjesia është se transferimi do të kryhet dhe Rrapaj sezonin e ardhshëm do luajë në kampionatin spanjoll. Lexo më tej: Maguette e shifra rekord te Villareal: Partizani do të shesë në verë edhe Rrapajn Në frontin e daljeve së shpejti mund të ketë të reja edhe nga lojtarë të tjerë, sepse Bintsouka dhe Maguette kanë shumë të interesuar, por askush nuk ka bërë konkretisht përpara. Në rastin e mesfushorit shkatërrues është e kuptueshme, sepse Partizani ka vënë çmimin prej 1 milionë euro për tu ulur në tavolinë dhe në këtë pikë natyrisht që do të ketë reflektim nga klubet që duan ta kenë 20 vjeçarin në skuadër sezonin e ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI