Flash

I riu shqiptar humb jetën në aksident në Angli

Lapsi.al 7 June 2024
I riu shqiptar humb jetën në aksident në Angli

Robert Morina, 24 vjeç, vdiq kur Audi A3 i tij u përmbys në Gravel Hill në Angli më 21 maj.

Ai udhëtonte i vetëm në automjet në momentin kur ndodhi aksidenti.

Një hetim për vdekjen e Morinës u hap në Gjykatën e Kërkimeve të Oksfordit të enjten.

Morina, i cili thuhet të ketë qenë një hidraulik praktikant nga Emmer Green, vdiq nga një lëndim i rëndë në kokë.

Lidhur me aksidentin, policia arrestoi 5 persona. Dy djem 17-vjeçarë nga Reading u arrestuan me dyshimin se shkaktuan vdekjen për shkak të manovrave të rrezikshme në rrugë, por më vonë u liruan pa asnjë veprim tjetër.

Tre burra nga Reading, të moshës 21, 22 dhe 25 vjeç, u arrestuan me dyshimin se shkaktuan vdekjen nga drejtimi i rrezikshëm dhe për vepra të ndryshme droge, duke përfshirë qëllimin për të furnizuar me drogë të klasit A.

Por edhe ata u liruan, megjithëse mbahen nën hetim.

Të këshilluara

Shpresa e humbur e “Rindërtimit”

Dështimet e Programit të Rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit të vitit 2019 kanë lënë mijëra familje në mëdyshje. Megjithëse pati premtime fillestare dhe u alok...

18:01

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI