Flash

JLo reagon pas aludimeve për divorc: Ka shumë negativitet

Lapsi.al 7 June 2024
JLo reagon pas aludimeve për divorc: Ka shumë negativitet

JLo ka adresuar së fundmi thashethemet në lidhje me problemet me Ben Afflek dhe gjithë "negativitetin" për të dhe marrëdhënien e saj.

Në faqen zyrtare në internet, “On theJLo” Lopez iu drejtua me një mesazh admiruesve të saj duke i falënderuar për vlerësimin dhe bujarinë në suksesin e radhës për Jennifer, atë si aktore në filmin “Atlas”. “Sapo mora një lajm të mrekullueshëm dhe gjithçka është realizuar falë jush. “Atlas” është përsëri në vend të parë në mbarë botën këtë javë! Faleminderit shumë të gjithëve!”

“Mund të duket sikur ka shumë negativitet në botë, por mos lejoni që zërat e disave të hedhin poshtë faktin se ka shumë dashuri atje jashtë," vazhdoi ajo. "Faleminderit! Ju dua shumë të gjithëve."

Sipas burimeve të fundit për “People”, Jennifer dhe Ben po jetojnë ende të ndarë, ajo në rezidencën në Beverly Hills dhe Affleck në një shtëpi me qira aty pranë. Jennifer anuloi edhe turneun e saj muzikor duke iu drejtuar fansave me një mesazh virtual.

Kujtojmë që thashethemet për një ndarje të mundshme të çiftit  nisën kur këngëtarja u shfaq vetëm në eventin e madh të modës, Met Gala 2024 dhe më pas në daljen publike të festimeve për “Memorial Day”.

Të këshilluara

Halsey zbulon problemin e saj shëndetësor

Halsey zbuloi se ajo u diagnostikua me Lupus dhe një çrregullim të rrallë limfoproliferativ pas publikimit të këngës së saj të re, "The End", i cili detajon bet...

15:59

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI