Flash

Krimi i rëndë në Dhërmi, recepsionisti u qëllua në shkallët e hotelit, zbardhet dëshmia e dy punonjësve

Lapsi.al 7 June 2024
Krimi i rëndë në Dhërmi, recepsionisti u qëllua në

Në pranga për vrasjen e Eraldo Nevruzit, recepsionistit në Dhërmi, janë vënë edhe Daniel Qosja dhe të David Larti, të dy punonjës në hotelin ku ndodhi krimi. Dyshja e punonjësve dyshohet se kanë ndihmuar Gerald Shehun, autorin e dyshuar në kryerjen e krimit dhe fshehjen e trupit.

Ata kanë deklaruar në polici se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e trupit të viktimës, ndërsa kanë treguar se vrasja ka ndodhur tek shkallët e hotelit "Greccia" pas një konflikti mes viktimës dhe autorit. Sipas raportimeve, ata i kanë dhënë qese mbeturinash për të fshehur trupin dhe më pas e kanë ndihmuar për ta transportuar në makinë. Të dy kanë thënë se autori i ka detyruar ta ndihmonin.

Trupi i vitkimës ende nuk është gjetur, ndërsa policia vijon me kërkimet. Pritet edhe dëshmia e Shehut për të hedhur dritë mbi detajet, shkaqet dhe rrethanat por edhe mbi fshehjen e trupit të pajetë të 31-vjeçarit. Kërkimet janë përqendruar përgjatë rrugës Dhërmi Himarë, por edhe në ndonjë zonë të dyshimtë që mund ta ketë hedhur trupin, janë kontrolluar edhe kanale apo zonat ku kalon makina, Gjipe, Vuno, Ilias, edhe nga deti me policinë kufitare e cila bashkëpunon me drejtorinë e policisë së Vlorës. Mëngjesin e sotëm, policia ka ngritur dhe dronin duke kontrrolluar territore që mendohet se mund të jetë hedhur trupi

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI