Flash

Pamjet/ Përroi ku u gjet trupi i pajetë i recepsionistit të vrarë në Dhërmi (VIDEO)

Lapsi.al 7 June 2024
Pamjet/ Përroi ku u gjet trupi i pajetë i recepsionistit të

Dalin pamjet nga vendi ku është gjetur trupi i Eraldo Nevruzit, i cili u vra në orët e para të ditës së djeshme në hotelin në Dhërmi ku punonte si recepsionist.

I riu është gjetur ditën e sotme në vendin e quajtur “Përroi i Gjipesë”, në zonën midis fshatrave Dhërmi dhe Vuno. Autori i ngjarjes është arrestuar ditën e djeshme, ndërsa sot janë bënë në pranga edhe dy bashkëpunëtorët e tij, punonjësit e hotelit "Greccia", Daniel Qosja dhe David Larti.

Nisur nga dëshmia dy punonjësve në polici, vrasja ka ndodhur pas një konflikti mes autorit dhe viktimës, ku pasi kanë dalë nga dhoma e stafit, Shehu e ka qëlluar Nevruzin me dy plumba tek shkallët e hotelit. Nga hetimet e deritanishme thuhet se dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli.

Të këshilluara

Mirela Bogdani zgjidhet kryetare e KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi këtë të premte me 10 vota pro Mirela Bogdanin si kryetaren e re të KLP-së. Mirela Bogdani ishte kandidatja e vetme për të...

10:30

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI