Flash

Armando Broja, e ardhmja te Milan: Gazzetta tregon edhe formulën për ta marrë nga Chelsea

Lapsi.al 8 June 2024
Armando Broja, e ardhmja te Milan: Gazzetta tregon edhe formulën për
Te Milan vazhdon puna pa u lodhur për t'i dhënë një sulmues të ri portugezit Paulo Fonseca, praktikisht trajneri i ri i kuqezinjve në pritje të zyrtarizimit. Objektivi numër një është dhe mbetet Joshua Zirkzee, por drejtuesit kuqezinj kanë nuhatur okazion në Premier League dhe ai është Armando Broja. Në kohën kur për holandezin 'tymi i bardhë' nuk duket shumë i largët, edhe pse mbeten detajet e fundit për t'u sistemuar me menaxherin e Zirkzee, Milan kërkon edhe një tjetër pedinë të rëndësishme përpara. Java e ardhshme mund të jetë vendimtare për sulmuesin e Bolonjës, por kuqezinjtë nuk do të ndalen vetëm tek ish-lojtari i Anderlecht. Pista Broja është kthyer në modë. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare Chelsea po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë në ligamentin e kryqëzuar. Mund të përfaqësojë një mundësi interesante tregu dhe idea e Milan është huazimi me të drejtë blerjeje. Do të varet shumë edhe nga Europiani që do të bëjë Broja me Shqipërinë, ku sipas të gjitha gjasave, shkodrani do të jetë maja e sulmit e teknikut Sylvinho. Lexo më tej: Video/ “Shkojmë në Europian me këmbën e duhur”; premtimi i goleadorit Broja entuziazmon tifozët Për krahun e djathtë, Milani gjithmonë shikon nga Premier League. Pas Emerson Royal, drejtori sportiv Moncada kreu gjithashtu një sondazh për Cash, 26-vjeçarin anësor të Aston Villa.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI