Flash

F1, Alonso akuzon për arrogancë ish-skuadrën e tij e Leclerc: "Nuk sheh pasqyrat, tipike e Ferrarit"

Lapsi.al 8 June 2024
F1, Alonso akuzon për arrogancë ish-skuadrën e tij e Leclerc:

Fernando Alonso sulmon Charles Leclerc, dhe kjo nuk ndodhi në pistë. Piloti i Aston Martin nuk lë pa fjalë pa thënë për kolegun e Ferrarit dhe kështu polemikat e para lindin në prag të Çmimit të Madh të Kanadasë. “Leclerc është më i ngadaltë nga të gjithë në kthesën e fundit. Ai nuk i sheh pasqyrat”, tha spanjolli në fund të seancës së dytë të provave të lira në cirkuitin e Montrealit gjatë një komunikimi radio me skuderinë.

Një deklaratë që nuk kaloi pa u vënë re. Piloti, pavarësisht se kishte regjistruar kohën më të mirë me Aston Martin, dukej shumë nervoz për sjelljen e Leclerc dhe ka dashur t'i bëjë gjërat të qarta. Një goditje jo vetëm ndaj pilotit të Cavallinos, por edhe ndaj gjithë ekipit italian, duke shtuar: “Kjo është tipike për Ferrarin”, duke nënkuptuar kështu, sipas tij, mungesën e vëmendjes e arrogancën ndaj pilotëve të tjerë.

Lexo më tej: F1/ Leclerc princi i Monakos, në podium me Ferrari edhe Sainz: "Mendova për babain tim, ishte ëndërra jonë"

Një shigjetim drejtuar ish-skuadrës, me të cilën Alonso garoi nga viti 2010 deri në vitin 2014. 42-vjeçari u zemërua pasi Leclerc dyshohet se e mori kthesën e fundit shumë ngadalë, duke mos u kujdesur se kush vinte pas tij në pistë. Një sjellje e cilësuar shumë e rrezikshme nga kampioni spanjoll, në një kohë kur në cirkuit nuk kishte shikueshmëri të mirë për shkak të shiut të dendur. Episodi i përmendur nga Alonso nuk u sanksionua nga komisarët e garës.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI