Flash

U bllokuan në Gjirin e Anglezit gjatë natës, policia ndihmon dy lituanezët

Lapsi.al 8 June 2024
U bllokuan në Gjirin e Anglezit gjatë natës, policia ndihmon dy

Policia Kufitare Himarë u ka ardhur në ndihmë 2 turistëve lituanezë të cilët ishin bllokuar në Gjirin e Anglezit gjatë natës.

Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Policisë Vlorë ka marrë njoftim për 2 turistë lituanezë që ishin duke bërë ecje në vendin e quajtur “Gjiri i Anglezit”. Ata e kishin të pamundur të vazhdonin lëvizjen, pasi nuk ndiheshin mirë dhe nuk mund të vazhdonin më tej.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare për t’iu ardhur në ndihmë turistëve.

Pas disa orë kërkimesh, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe gjetën 2 turistët e huaj, të cilët më pas u shoqëruan me mjetin e Policisë Kufitare, në Himarë, ku ata ndodhen aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët kanë falëmderuar shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Laç-Mamurras

Një aksident ka ndodhur gjatë natës në autostradën Laç-Mamurras në afërsi të një karburanti. Bëhet me dije se një mjet tip 'BMW' ka përplasur një këmbësor, i ci...

09:13

BE i përgjigjet Kurtit për Asociacionin

Bashkimi Evropian deklaroi të premten se marrëveshja e Brukselit për Asociacionin nuk parasheh që draft-statuti evropian për themelimin e Asociacionit të komuna...

19:48

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI