Flash

Video/ Modric e Kroacia mesazh për kuqezinjtë, Italinë e Spanjën: thyejnë Portugalinë

Lapsi.al 8 June 2024
Video/ Modric e Kroacia mesazh për kuqezinjtë, Italinë e

Në ndeshjet e fundit miqësore të kombëtareve përpara Euro2024, Kroacia fitoi 2-1 ndaj Portugalisë. Modric zhbllokoi rezultatin me penallti në minutën e 8', Diogo Jota u përgjigj në minutën e 48' dhe goli i Budimir vendosi ndeshjen në minutën e 56'. Sukses edhe për Serbinë, 3-0 ndaj Suedisë falë Milinkovic-Savic, Mitrovic dhe Tadic. Zvicër-Austri dhe Slloveni-Bullgari përfunduan 1-1, ndërsa Hungaria mposhti Izraelin 3-0 dhe Moldavia kaloi Qipron 3-2.

Kroacia tashmë është gati për Euro2024, e dëshmuar me rezultatin 2-1 ndaj Portugalisë në një miqësore. Në pjesën e parë miqtë nisën fuqishëm, ndërsa në minutën e 8' kaluan në avantazh falë penalltisë së fituar nga Kovacic dhe e shndërruar në gol nga Modric. Portugezët u përpoqën të reagonin. Manovra e tyre ishte tepër statike dhe rrezikuan në shumë raste në kundërsulmet e Kramaric dhe shokëve të tij.

Lexo më tej: Video/ Shqipëria, e para që mbërrin në Gjermani për “Euro 2024”: kuqezinjtë surprizohen në Dusseldorf

Me daljen nga dhomat e zhveshjes, Martinez prezantoi në fushë Rafael Leao dhe Diogo Jota dhe muzika ndryshoi për Portugalinë. Ishte lojtari i Liverpool që e riktheu ndeshjen në ekuilibër në minutën e 48', duke shënuar pas një zbritje të mirë të zëvendësuesit tjetër Semedo. Leao krijoi panik në të majtë, por në momentin më të mirë të portugezëve, kroatët goditën sërish. Në minutën e 56', ish-lojtari i Sampdorias, Budimir, dërgoi topin me kokë në rrjetë pas traversës së Pasalic. Portugalia u përpoq në të gjitha mënyrat për të barazuar, por në minutat e fundit mbrojtja e Dalic rezistoi dhe Livakovic ishte i pakalueshëm. Një mesazh i Kroacisë për tre skuadrat e tjera të Grupit B në Euro 2024: Shqipërinë, Spanjën e Italinë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI