Flash

Asgjësohen mbi 24 mijë rrënjë kanabìs, shpallen në kërkim tre vëllezër

Lapsi.al 9 June 2024
Asgjësohen mbi 24 mijë rrënjë kanabìs, shpallen

Mbi 24 mijë rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga policia në Velipojë. Ndërkohë janë shpallur në kërkim tre vëllezër, Marjan, Pierin dhe Luviq Ndrejaj, të cilët dyshohet se janë autorë të kultivimit të lëndës narkotike.

Po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, 2 punonjës të OSHEE-së, të cilët nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike.

Policia thotë se në kuadër të megaoperacionit “Territori i Pastër” vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe me Komisariatin e Shkodrës, në fshatin Rrjoll, në vendin e quajtur “Maja e Zezë”, gjetën dhe asgjësuan 24 759 bimë cannabisi. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve profesionale policore:

-u identifikuan dhe u shpallën në kërkim autorët e dyshuar të rastit, shtetasit M. N., 30 vjeç, P. N., 36 vjeç, dhe L. N., 32 vjeç, të tre banues në fshatin Rrjoll;

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. Sh., 61 vjeç, dhe P. M., 61 vjeç, të dy banues në Velipojë, punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk kanë konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike që ishte krijuar për këtë veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Të këshilluara

Anglezi kapet në Himarë duke shitur drogë

Policia e Himarës ka arrestuar një 24-vjeçar anglez, të cilit iu gjet në automjet sasi me droga të forta si mdma, ketaminë, kanabis dhe kërpudha magjike haluçin...

13:02

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI