Flash

Inter, abonimet ezaurohen në pak orë: 40 mijë tifozë konfirmojnë vendin në San Siro

Lapsi.al 10 June 2024
Inter, abonimet ezaurohen në pak orë: 40 mijë tifozë
Entuziazmi u rrit në qiell në mesin e tifozëve të Inter pasi fituan titullin e tyre të 20 kampion. Pas hapjes së fushatës së abonimeve për sezonin e ardhshëm, 40,000 kartat në dispozicion, për mbajtësit e vjetër të abonimeve u “fshinë” në vetëm pak orë. Të gjithë tifozët zikaltër që kishin një vend të garantuar në San Siro vitin e kaluar e konfirmuan edhe për kampionatin 2024/25. E kjo pavarësisht rritjes së çmimeve 12% deri në 23%. Asgjë për të bërë për ata që ishin në listën e pritjes që nga vera e kaluar. 85% e tifozëve zikaltër – siç raportohet nga Gazzetta dello Sport – konfirmuan menjëherë të njëjtin vend. Ndërsa 15% i mbetur priti deri në fazën e dytë për të blerë një abonim sezonal në një vend tjetër.

Lexo më tej: Marotta presidenti i Inter, zgjidhet edhe bordi i ri zikaltër: kush janë njerëzit e Oaktree

Largimi i Zhang dhe Suning nga drejtimi i Inter dhe ardhja e Oaktree nuk kanë ndryshuar humorin dhe bindjen e tifozëve zikaltër. Numri i abonimeve dhe koha e shpejtë e shitjes, pa llogaritur kërkesat e larta që mbetën të pëkanaqur në dëshirën e tyre për të qenë në San Siro tregojnë se zikaltrit imagjinojnë një përsëritje të suksesit të këtij viti.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI