Flash

Sylvinho nis me taktikat anti-Itali, Kombëtarja nis përgatitjet: ja programi mediatik e stërvitor

Lapsi.al 10 June 2024
Sylvinho nis me taktikat anti-Itali, Kombëtarja nis përgatitjet: ja
Tani nis sprinti i fundit i përgatitjeve drejt Euro 2024. Kombëtarja shqiptare do të rinisë sot përgatitjet për ndeshjen e parë të Grupit B në Euro 2024 ndaj Italisë, që do të luhet në stadiumin e Dortmundit më datë 15 qershor, ora 21:00. Pas një dite pushim, kuqezinjtë e teknikut Sylvinho do të zhvillojnë dy seanca stërvitore në kampin bazë të Shqipërisë në Kaiserau. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se seanca e parë e të hënës do të nisë në ora 11:00 dhe do të jetë e hapur 15 minutat e para për median. Më pas tekniku Sylvinho do të mund të punojë me strategjitë e taktikat, në tentativë për të befasuar kampionët e Europës në fuqi, në ndeshjen e parë të Gjermani 2024. Seanca e dytë stërvitore, pastaj, do të startojë në ora 17:00 dhe do të jetë e hapur për median. Lexo më tej: Video/ Shqipëria, e para që mbërrin në Gjermani për “Euro 2024”: kuqezinjtë surprizohen në Dusseldorf Mes dy seancave stërvitore, është programuar edhe një konferencë për median, me një nga futbollistët kuqezi, i cili do të jetë në komunikimin e përditshëm duke nisur nga ora 13:45. Janë praktikisht katër ditët vendimtare që do ta bindin teknikun Sylvinho të bëjë zgjedhjet e tij finale për përballjen debutuese me Italinë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI