Flash

Ajeti ndez alarmin para Italisë: "Kujdes nga Scamacca"

Lapsi.al 11 June 2024
Ajeti ndez alarmin para Italisë: "Kujdes nga Scamacca"

"Shumë mirë, unë besoj se çdo lojtar që është i grumbulluar ndihet mirë. Është diçka speciale, sidomos kur bëhet fjalë për Kampionatin Europian". Një nga katër lojtarët që përjetojnë Europianin e dytë në karrierë, qendërmbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti, është gati për misionin. Tashmë si veteran, Ajeti doli këtë të mërkurë në konferencë për shtyp nga kampi bazë i kuqezinjve në Kaiserau.

Ajeti tregoi ndjesitë në prag të Kampionatit Europian dhe theksoi se është gati 100% për të dhënë kontributin e tij. Futbollisti kuqezi foli edhe për tre ndeshjet e grupit të Shqipërisë, duke i cilësuar si finale dhe shtoi se edhe Kombëtarja ka shanset e veta në këtë grup. "Ne gjithmonë i besojmë vetes dhe ekipit e çdo lojtari të grumbulluar. Duhet të japim maksimumin dhe të shohim pastaj se çdo të ndodh. Kemi tre finale. Çdo ndeshje do të jetë speciale për ne. Do të jetë e vështirë, por shpresojmë të bëjmë diçka speciale. Llogaritë nuk i kemi bërë. Do shohim ndeshje pas ndeshje. Fillimisht me Italinë do mundohemi të marrin rezultat pozitiv, pastaj të shohim.".

Në një grup si ai B në Euro 2024, me Spanjën, Italinë e Kroacinë është e vështirë të bësh zgjedhje, por ndeshja e parë është shumë e rëndësishme: "Ne kemi shpresat tona në çdo ndeshje. Në futboll mund të ndodhë gjithçka. Ne do të japim maksimumin. Si në ndeshjen e parë dhe në të fundit do të mundohemi të marrim rezultat pozitiv - tha Ajeti -. Për momentin kemi analizuar gjithë ekipin e Italisë, në ditët e ardhshme do të specifikojmë dhe lojtarët individualë. Ne duhet të përgatitemi për çdo sulmues. Gianluca Scamacca e pamë në Europa League që është shumë i rrezikshëm. Duhet të shohim edhe të tjerët se nuk luan vetëm një lojtar".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI