Flash

Ramadani në selinë e Romës: menaxheri shqiptar i Chiesa kërkon të bindet për projektin

Lapsi.al 11 June 2024
Ramadani në selinë e Romës: menaxheri shqiptar i Chiesa

Roma ka filluar ta ketë seriozisht me Federico Chiesa. Klubi verdhekuq ka planifikuar një takim me menaxherin shqiptar të anësorit ofensiv të Juventus, Fali Ramadani. Roma shpreson ta bindur atë që të përqafojë projektin e Daniele De Rossi, gjë që thjeshtohet nga nxjerrja jashtë projektit juventin nga Thiago Motta. Takimi, i cili do të mbahet së shpejti, ka për qëllim të eksplorojë kërkesat financiare të lojtarit dhe menaxherit të tij dhe më pas të vlerësojë hapësirën për manovrim.

Sigurisht, ky nuk është një negocim i thjeshtë. Juventus ka një tryezë të hapur për rinovimin e kontratës së italianit përtej vitit 2025. Në rast të mosmarrëveshjes ata do të ishin pothuajse të detyruar ta shesin sulmuesin në këtë dritare transferimi, për të shmangur humbjen e tij me parametër zero pas një viti. Giuntoli, megjithatë, nuk ka ndërmend ta shesë lirë dhe çmimi fillon nga 40 milionë euro.

Lexo më tej: Chiesa lamtumirë Juventus, akord verbal me Greenwood: publikohet ekskluzivisht lista e merkatos e Thiago Motta

Roma, ndërkohë, po punon për disa transferime të rëndësishme (për shembull janë diskutuar Abraham, Bove dhe Zalewski) pikërisht për të pasur mënjanë atë thesarin e vogël për të bërë lëvizjen e madhe. Por në të njëjtën kohë verdhekuqtë nuk duan të përqendrojnë të gjithë vëmendjen vetëm te Chiesa. Kjo është arsyeja pse Fali Ramadani do të flasë me Romën edhe për një tjetër anësor të lindur në '97, Jeremie Boga. Ish-lojtari i Sassuolo vjen nga një sezon i mirë te Nice (5 gola dhe 6 asistime në 28 paraqitje), ku zbarkoi një vit më parë nga Atalanta, pikërisht falë punës së drejtorit aktual sportiv verdhekuq, Ghisolfi. Ivoriani mund të jetë një alternativë e vlefshme për sulmuesin e kombëtares italiane Chiesa, por edhe një lojtar plus për të forcuar baterinë e anësorëve ofensivë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI