Flash

Zelenskyy: Luftës do t’i japim fund sipas kushteve tona, s'ka kompromis me Putin

Lapsi.al 11 June 2024
Zelenskyy: Luftës do t’i japim fund sipas kushteve tona, s'ka

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u zotua sot se nuk do të ketë kompromis me presidentin rus Vladimir Putin kur bëhet fjalë për përfundimin e luftës që filloi në shkurt të vitit 2022.

“Koha për kompromis ka mbaruar. Përfundoi kur Putini zgjodhi vrasjen në vend të traktateve. Qeveria ruse po lë pas dhjetëra varreza. Ne do t’i japim fund kësaj lufte sipas kushteve tona. Është në interesin tonë të përbashkët që Putini të humbasë në fund," tha Zelenskyy në fjalimin e tij gjatë një seance speciale të parlamentit gjerman.

Gjithashtu Ukraina aplikoi për anëtarësim në BE në shkurt 2022 dhe iu dha statusi i kandidatit në qershor. Në dhjetor të vitit të kaluar, liderët e BE-së dhanë dritën jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Fjalimi i presidentit ukrainas u bojkotua nga disa ligjvënës të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) dhe të partisë së re populiste, Buendnis Sahra Wagenknecht (BSV).

Zelenskyy po merr pjesë në Konferencën dyditore të Rimëkëmbjes së Ukrainës në Gjermani, ku liderë dhe kryediplomatë nga mbi 60 vende po fokusohen në mobilizimin e mbështetjes ndërkombëtare për stabilizimin ekonomik të vendit të goditur nga lufta, rimëkëmbjen dhe reformat për pranimin në BE.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI