Flash

Bardhi: Ndryshimi i datës së seancës i njëanshëm, kërkojmë interpelancë urgjente me Ramën

Lapsi.al 12 June 2024
Bardhi: Ndryshimi i datës së seancës i njëanshëm,

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh se vendimi për të mbajtur seancën sot e jo të enjten sipas rregullore së Kuvendit, është një i njëanshëm.

Teksa iu drejtua deputetes Ermonala Felaj, Bardhi tha se zhvendosja e datës duhet të merrte miratimin e opozitës. Po ashtu Bardhi u ndal te kërkesa për interpelancë me kryeministrin Edi Rama, që nuk është pjesë e agjendës së ditës.

"Keni vendosur që Kuvendin e Shqipërisë ta trajtoni si dyqanin tuaj personal. Duhet t'i shpjegoni qytetarëve sepse është vendosur seanca plenare nga dita e enjte për të mërkurën. Ju keni marrë një vendim të njëanshëm. Nëse është ajo arsye që është publikuar në media, është një akt i turpshëm. Ne distancohemi nga ajo arsye banale. Së dyti, një grup deputetësh të PD-së kanë kërkuar interpelancë urgjente me Ramën në lidhje me menaxhimin e fondeve. Po shkelni të drejtën e kolegëve për të shpjeguar arsyet pse u zhvendos data e seancën plenare.

Kërkesa, nëse firmoset nga 7 deputetë, sipas kushtetutës përfshihet si pika e parë e rendit të ditës. Kemi marrë një përgjigje banale, sepse jeni kthyer në banal në gjithçka bëni në këtë Kuvend, që një kërkesë të deputetëve për t’i kërkuar llogari kryeministrit. për të na e cilësojnë si cenim të nderit të kryeministrit. Kryeministri po të kishte dinjitet mos t’u japë tendera familjarëve të tij. Ju jo vetëm nuk e njoftuat, por pasi keni refuzuar interpelancën, po shkelni dhe të drejtën e kolegëve për të sqaruar seancën plenare mbi arsyet e kësaj interpelance", tha Bardhi.

Të këshilluara

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK sot rreth orës 10:00. Ajo mbërriti në dyert e Prokurorisë së Posaçme e vetme, e pa shoqë...

10:24

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI